Gjatë mbrëmjës së djeshme në “Debat Plus” i ftuar ka qenë deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me analistin Imer Mushkolaj dhe Fidan Rama.

Krasniqi në këtë debat ka konfirmuar edhe një herë se PDK nuk bëhet pjesë e asnjë qeverie.

Mirëpo ajo se çfarë la përshtypje për publikun është injorimi i Krasniqit në një pjesë të debatit kundrejtë Mushkolajt. Gjersa ishte duke folur ky i fundit në lidhje me situatën politike, deputeti Krasniqi, zgjodhi që përveç të qëndronte shpesh në telefon përgjatë fliste Mushkolaj, ai herë-herë edhe qeshte, duke e bërë të reagontë edhe Mushkolaj: “Mos kesh, nuk është për mu kesh”, ishin fjalët e Mushkolajt drejt Krasniqit.

Ju pëlqen!

 

Për të mos mjaftuar me kaq deputeti Krasniqi, fillon edhe të akuzojë Mushkolaj për hajni duke i’u drejtuar që ka akuza për shpërdorim financiar, mirëpo që Mushkolaj këtë akuzë e mohon duke i thënë që nuk ka asnjë aktakuzë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!