WUHAN, CHINA - JANUARY 17: WUHAN, CHINA - JANUARY 17: (CHINA OUT) Medical staff transfer patients to Jin Yintan hospital on January 17, 2020 in Wuhan, Hubei, China. Local authorities have confirmed that a second person in the city has died of a pneumonia-like virus since the outbreak started in December. (Photo by Getty Images)
 

Virologia kineze, Shi Zhengli, shkencëtare në Institutin e Virologjisë në Vuhan, hedh sërish poshtë hipotezën se virusi SARS CoV 2 mund të ketë dalë nga laboratori ku punonte ajo. Në një intervistë për “New York Times”, ajo mohon që tre prej punonjësve të këtij laboratori të jenë sëmurur në nëntor të 2019, duke shfaqur simptoma të ngjashme me ato të Covid-19, siç pretendojnë agjencitë amerikane të inteligjencës. “Nuk kemi pasur asnjë rast. Nëse ju i keni, më jepni emrat që t’i verifikoj”.

Në laboratorin e Vuhanit punojnë 300 studiues. Ai është njëri prej dy qendrave kineze me Biosafety Level 4, niveli maksimal i sigurisë që bën të mundur kryerjen e eksperimenteve si modifikimi i patogjenëve. Në vitin 2017, Shi dhe kolegët e saj publikuan një studim mbi një eksperiment me koronaviruse hibride, të marra nga lakuriqët dhe të transmetueshme te njeriu. Por lidhur me këtë eksperiment, Shi ngul këmbë se nuk është bërë asnjë gabim.

Të hënën, SkyNews Australia TV transmetoi një video që pretendohet se është xhiruar në 2017, në të cilën lakuriqët e natës shihen në kafaze në laboratorin e sigurisë në Vuhan: një rrethanë e mohuar deri më tani dhe e pazbuluar nga ekipi i ekspertëve të dërguar në Vuhan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkurtin e kaluar. Shi Zhengli kurrë nuk foli për dërgimin në Vuhan të lakuriqëve, pas ekspeditave të shumta që ajo vetë ka bërë në Yunnan për studimin e tyre.

Ju pëlqen!

Sipas burimeve amerikane, në vitin 2012, tre punëtorë të dërguar për të pastruar minierat e Yunnan-it nga jashtëqitjet e lakuriqëve vdiqën në mënyrë misterioze. Shi Zhengli shkoi në atë kohë për të hetuar rastet, por thotë se studimi i mostrave të marra nga punëtorët nuk kishte asnjë koronavirus të ngjashëm me ato të tipit SARS (të cilat japin sindroma pulmonare si Covid-19). Ajo thotë se së shpejti do të publikojë një studim të ri mbi atë episod të errët. Në vitin 2019, shkencëtarja kineze u nderua me çmim në Kinë dhe u zgjodh në Akademinë Amerikane të Mikrobiologjisë. Rasti i saj ka hapur debat pasi instituti i Vuhanit kishte marrë fonde nga qeveria amerikane për kërkimet e tij (600 000 dollarë).

Dyshime hidhen edhe mbi faktin se në Vuhan disa eksperimente mbi viruset e lakuriqëve të natës u kryen në laboratorë me Biosiguri të Nivelit 2, shumë më e ulët se ajo e nivelit 4. Sipas Shi, në Kinë lejohet të bëhen ato kërkime në mjediset me siguri të nivelit 2, pasi nuk ka prova që lakuriqët e natës mund të infektojnë drejtpërdrejt njerëzit.

Në përgjigjen me email për New York Times, ajo thotë se çështja është politizuar. “Unë jam e sigurt se nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam asgjë për t’u frikësuar, çështja nuk ka bazë shkencore dhe është politizuar”.

Vlen për t’u përmendur këtu fakti se vitin e kaluar, ndërsa fliste për politikën, presidenti kinez, Xi Jinping, u shpreh se “shkenca nuk ka kufij, por shkencëtarët e kanë një atdhe” (dhe Kina e identifikon veten me Partinë-Shtet). Sidoqoftë, rezulton se Shi Zhengli nuk ka një kartë anëtarësie në Partinë Komuniste.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.