Barcelona mbylli një sezon në La Liga me shumë oshilacione, ndërsa Lionel Messi ishte i vetmi që mbajti një peshë të madhe në skuadër. Ekipi nuk iu përgjigj aq sa duhet, por argjentinasi bëri mirë, statistikat e tij të sezonit janë thjeshtë fantastike.

Ai fitoi këpucën e artë me 25 gola të shënuar, por jo vetëm kaq. Messi ka dhuruar 21 asiste për shokërt e skuadrës. Argjentinasi ka 182 driblime gjatë sezonit 2019-20, më shumë se çdo lojtar tjetër në La Liga.

89 shanse të rrezikshme ka krijuar ylli i Barcelonës dhe ka shënuar 5 gola nga goditjet e dënimit dhe 3 hat-trick, më shumë se çdo lojtar tjetër. Praktikisht, Messit është shumë e vështirë që t’i rrëmbesh topin nga këmba

Lexo po ashtu:  Fanella e re e Man.City, reagon ikona e muzikës
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!