“Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë”. – Albert Ajnshtajn

“Është më mirë t’i meritoni nderet dhe të mos i gëzoni ato, se sa t’i gëzoni dhe të mos i meritoni”. – Mark Tuein

“Askush nuk është nderuar ndonjëherë për atë që ka marrë. Nderimi ka qenë për atë që ai ka dhënë”. – Kelvin Tuejxh

“Bëni më të mirën që mund të bëni, me atë që keni, kudo që të jeni”. – Teodor Rusvelt

“Edhe djalli vetë është i mirë, kur është i kënaqur”. – Tomas Fuller

“Njerëzit e zgjuar i vlerësojnë të gjithë njerëzit, pasi ata shohin të mirën te secili dhe e dinë sa vështirë është të bësh diçka të mirë”. – Baltazar Gracian

“Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit”. – Benxhamin Dizrael

“Dikush, duke mos qenë në gjendje të arrijë sukses në këtë botë, hakmerret duke folur keq për të”. – Volter

“Nuk ka vlerë të thoni “ne po bëjmë më të mirën që mundemi”. Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme”. – Uinston Çurçill

“Të lëvdosh të pamerituarën është një satirë therrëse”. – Benxhamin Franklin

“Është vështirë të bëni gjëra të mëdha, por të komandoni gjëra të mëdha, është akoma më e vështirë”. – Fridrih Niçe

“Duartrokitja është nxitje për njerëzit fisnikë, dhe fundi i qëllimit për të dobëtit”. – Çarls Kaleb Kolton

“Disa herë njerëzit quhen gjeni, në të njëjtën mënyrë që një insekt quhet njëqindkëmbësh, jo sepse kanë njëqind këmbë, por sepse shumë njerëz nuk mund të numërojnë mbi katërmbëdhjetë”. – Samuel Xhonson

“Mendoni gjëra të mëdha dhe mos dëgjoni ata që thonë se nuk mundeni. Jeta është shumë e shkurtër për të menduar gjëra të vogla.” – Tim Ferriss

“I vetmi person që je i destinuar të bëhesh, është personi që ti vetë vendos të bëhesh.” – Ralph Waldo Emerson

“Punët e mëdha bëhen nga njerëz që nuk kanë frikë të jenë të mëdhenj.” – Fernando Flores

“Nuk ka barrë më të rëndë se sa një potencial i papërmbushur.” – Charles Schulz

“E kaluara jote nuk është potenciali yt. Në çdo orë mund të vendosësh të çlirosh të ardhmen.” – Marilyn Ferguson

“Sfida e madhe është të bëhesh gjithë sa ke mundësi të bëhesh. Nuk e keni idenë se çfarë i bën shpirtit tuaj maksimizimi i potencialit tuaj njerëzor.” – Jim Rohn

“Jo ajo që ke, por ajo që përdor e bën diferencën.” – Zig Ziglar

“Mos ia bëj me hile botës duke mbajtur kontributin tënd. Jepi gjithë sa ke.” – Steven Pressfield

“Nuk do e dijmë kurrë potencialin tonë të plotë, nëse nuk shtyjmë fort për ta arritur.” – Travis Rice

“Gjej vendin brenda vetes, ku asgjë nuk është e pamundur.” – Deepak Chopra

“Përpjekjet e vazhdueshme – jo forca apo inteligjenca – janë çelësi i çlirimit të potencialit tënd.” – Winston Churchill

“Nuk ka asnjë njeri të gjallë, që nuk është në gjendje të bëjë më shumë se sa mendon se mund të bëjë.” – Henry Ford

“Frika dhe dyshimi tek vetja kanë qenë gjithmonë armiqtë më të mëdhenj të potencialit njerëzor.” – Brian Tracy

“Nuk ka as edhe një rrogë që mund të barazohet me ndjenjën e kënaqësisë, që vjen kur bëhesh njeriu që do të doje të bëheshe.” – Oprah Winfrey

“Herët a vonë, ata që fitojnë janë ata që mendojnë se munden.” – Richard Bach

“Gjërat e mëdha nuk kanë ardhur kurrë prej zonës së rehatisë” – I panjohur

“Nuk ka rëndësi dëshira për të fituar – të gjithë e kanë këtë. Rëndësi ka dëshira dhe vullneti për t’u përgatitur për të fituar”.- Paul Bryant

“Nëse në fillim nuk ia dilni, po vraponi mbi mesataren”.- M. H. Alderson

“Ndonjëherë janë njerëzit të cilët askush nuk e imagjinon që munden, ata që bëjnë gjëra që askush nuk mundet t’i imagjinojë”. – The Imitation Game

“Do të bëj atë që bëjnë mbretëreshat. Do të sundoj”. – Daenerys Targaryen (Game of thrones)

“Kurrë mos harro se çfarë je, pjesa tjetër e botës nuk do të harrojë. Mbaje si armaturë, dhe nuk do të mund të përdoret kurrë për të të lënduar”. – Tyrion Lannister (Game of thrones)

“Nuk është çështja nëse bie. Çështja është nëse ringrihesh në këmbë”. – Vincent Lombardi

“Ndonjëherë mund të kesh rolin më të vogël në produksionin më të vogël, e sërish të kesh impakt shumë të madh”. – Neil Patrick Harris

“Kur nis të zhvillosh fuqitë e tua të dhembshurisë dhe imagjinatës, e gjithë bota hapet para teje”. – Susan Sarandon

“Këmbëngulja mund ta transformojë dështimin në arritje të jashtëzakonshme”. – Mark Levy

“Pavarësisht gjithçkaje, askush nuk mund t’u diktojë atë që ti je, njerëzve të tjerë”. – Prince

“Tragjedia në jetë nuk qëndron në mos arritjen e objektivit tënd. Tragjedia qëndron në të mos patur një objektiv për të arritur”. – Benjamin Mays

“Kurajo është mirësia e gjendur nën trysni”. – Ernest Hemingway

“Nuk ka rëndësi sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh”. – Konfuci

“Suksesi është shkuarja nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziasmin”. – Winston Churchill

“Mbylli disa dyer. Jo prej krenarisë, paaftësisë apo arrogancës, por thjesht sepse nuk të shpien më askund”. – I panjohur

“Vetëm në errësirë mund të shohësh yjet”. – Martin Luther King Jr

“Fakti që nuk je aty ku dëshiron të jesh, mjafton si motivim”. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]