Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Askush mbi të drejtën ndërkombëtare

-Ndryshe, ekuilibri i marrëdhënieve ndërkombëtare përherë do të mbetet i brishtë dhe i  paperspektivë.

Për t’i hyrë në thelb kësaj “teme” të rëndësishme për  qetësimin, përkatësisht shpëtimin  e botës nga konfliktet e armatosura dhe nga luftërat e përgjakshme agresive me prapavijë kolonialiste dhe hegjemoniste të fuqive të mëdha ndaj popujve të vegjël, të pambrojtur, të pazhvilluar dhe në zhvillim, është me interes të vimë në dukje faktin se, që në periudhën kalimtare të feudalizmit në kapitalizëm, zënë fill përpjekjet  pioniere për formulimin e konceptit borgjez të së drejtës ndërkombëtare.

Ju pëlqen!

Gjatë kësaj periudhe historike, krahas shfaqjes problemeve të shumëta ekonomike, sociale e tregtare në shoqërinë feudale, shpërfaqen edhe koncepte dhe kërkesa për të drejtën ndërkombëtare, që konsiderohej si instrument ligjor për rregullimin e marrëdhënieve mes shteteve në kuadrin e  sistemit të marrëdhënieneve ndërkombëtare.

Pikërisht, në shekullin XVII, në frymën e kësaj ideologjie borgjeze  zë fill edhe “ shkolla e së drejtës natyrore” me përfaqësuesit e saj, Hugo Grocius dhe  Christian Wolf . Sipas doktrinës së tyre “të drejtat dhe detyrimet e shteteve, janë  të pandashme nga qenia e tyre jurdike”. Sipas kësaj teorie  të “shkollës së drejtës natyrore” , konsidrohej që lufta të zhvillohej kundër forcave regresive shoqërore të sistemit të së drejtave dhe detyrimeve të shteteve, që duhej të krijonte bazën e rendit juridik borgjez ndërkombëtar.

Në këtë vështrim, përpjekje  të tilla janë bërë edhe gjatë Revolucionit Francez (1789), të cilat kishin për qëllim fitoren e borgjezisë, në mënyrë që kjo të shprehte qëndrimet dhe pikëpamjet e veta mbi të drejtën ndërkombëtare si parim unik  juridik ligjor për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve të ndryshme. Këtë e dëshmoi edhe “Deklarata mbi të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarit (1793)”, e cila përacktonte statusin e individit në shoqërinë borgjeze. Në këtë kontekst, është e vlefshme për t’u përmendur edhe “Deklarata mbi të Drejtën Ndërkombëtare, e propozuar nga Abe Gregoire (1795)”. Kjo deklaratë  përcaktonte parimet borgjeze mbi  statusin e shteteve në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjithashtu, në dispozitat e saj janë  sanksionuar, edhe  disa nga formulimet  e para  të së drejtës së popujve për pavarësinë e tyre, si dhe parimi i respektimit të sovranitetit, parimi i mospërzierjes në çështje të brendshme të shteteve, parimi i përmbajtjes nga agresioni, si dhe parimi i zbatimit dhe i respektimit të traktateve ndërkombëtare… etj., që përbëjnë bazën thelbësore të koekzistencës aktive paqësore, si një nga parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Duhet  të përmendim faktin se gjatë kohës, kur  për herë të parë janë formuluar këto parime të së drejtës ndërombëtare, zotëronin interesa të ndryshme të borgjezisë në luftën e saj kundër feudalizmit. Si rrjedhojë, veprimi i forcave borgjeze progresive thelbësisht ndryshoi rolin  e tyre në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, përkatësisht në krijimin e  rregullave dhe të parimeve të së drejtës ndërombëtare. Ky  ndikim i madh pozitiv i forcave progresive borgjeze pati efektet e tij, edhe në krijimin e domosdoshmërisë   së marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare të shteteve dhe, të ndarjes së punës në dimensione botërore. Prandaj, është e natyrshme që zhvillimi  i marrëdhënieve politike, ekonomike, si dhe ruajtja e koherencës së ndërlidhurisë së tyre nga ndikimi i madh i evolucionit  të tregut botëror, është arritur që në fillm të shekullit XIX, por apogjeun e kishte  arritur në periudhën e imperializmit në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.  Kjo  është periudha, kur u formua sistemi klasik i së drejtës borgjeze ndërkombëtare, dhe, kur nën ndikimin e zhvillimit të  pabarabartë të kapializmit janë formuar  forcat shoqërore kontradiktore, që kanë luftuar mes veti, duke marrë për bazë interesat e  tyre ekonomiko-shoqërore, si dhe të bartësve të tendencave të ndryshme politike në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kështu, për shkak të zhvillimit të pabarabartë të kapitalizmit, gjithnjë  është thelluar edhe diferenca mes  vendeve të zhvilluara dhe atyre të pazhvilluara, si dhe atyre në zhvillim.

Së këndjemi, janë ndryshuar  edhe bartësit e  parimeve demokratike të së drejtës ndërkombëtare, të krijuar gjatë kohës së luftës revolucionare të borgjezisë.

Po ashtu, edhe në kohën më të re, pas përfundimit të Luftës së Parë(1914-1918)  dhe të Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), gjatë zhvilimit të një procesi të tillë, bartësit e parimeve demokratike të së drejtës ndërkombëtare, me qëllim të dominimit të ineteresave  të veta ekonomike dhe politike  jashtë kufijve të shteteve  të tyre, me forcë shpërfillën kërkesat e popujve  kolonialë në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine, të cilët me të drejtë luftonin për shkolonizimin, përkatësisht për pavarësimin, për sovranitetin  dhe  për të drejtën e vetëvendosjes së tyre. Kjo kontradiktë e thellë mes shteteve kolonialiste dhe atyre antikolonialiste, që luftonin për liri dhe për pavarësi, pati ndikim negativ, sepse shtetet e vegjël të pazhvilluar (përkundër kryengritjeve dhe luftërave të tyre antikoloniale) nuk arritën të bëhen subjekte të së drejtës ndërkombëtare, por, edhe më tej mbeten objekt i procesit të kolonializmit të  fuqive të mëdha të zhvilluara kapitaliste, të cilat zotëronin “mbretëri koloniale”.

Së këndejmi, edhe në fushën e së drejtës ndërkombëtare  u shpërfaqën kundërti dhe mospajtueshmëri të thella mes vendeve kapitaliste dhe atyre socialiste, lidhur me përkufizimin, me  mbrojtjen dhe me zbatimin e parimeve demokratike  si  institucione të domosdoshme juridike të së drejtës ndërkombëtare.

  As Rusia e as Serbia ligjërisht nuk mund të jenë mbi OKB-në

Të luftojmë dhe të sakrifikojmë për paqen, për sigurinë dhe për mirëqenien e njerëzimit, JO  luftërat, dhe agresionet pushtuese hegjemoniste, sepse ato janë humnera e pafund e njerëzimit. Për mënjanimin e kësaj  katastrofe gjithënjerëzore nga luftërat, është angazhuar edhe ish-presidenti i SHBA-së, John F.Kennedi, duke pohuar se “Njerëzimi duhet t’i japë fund luftës, ose lufta do t’i japë fund njerëzimit”.( “Mankind must put an end to war, or war will put an end to mankind”–John F. Kennedy / National Committee for a Sane Nuclear Policy.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!