Asht Ditë

Po zgjohem, po ngrihem, po rritem —
dje e sot: dy botna në kundërshtim.
— O, dita që me kohë e pritëm
agoi… Qe — po ecim në shpëtim!

Dje– të shkelum me shekuj, n’robni,
(pa gjuhë, pa shkollë — pa dritë!);
sot — gëzohemi, punojmë n’liri…
Agoi edhe për ne! Asht ditë.

Ju pëlqen!

Esat Mekuli (Sat Nokshiqi)

(1967)

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.