Ambasada e ShBA në Tiranë shpërndan sot këtë njoftim në Facebook:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti

Kupton kush ndonjë gjë konkrete në këtë mesazh? Ndoshta, por patjetër duke deshifruar. Zonja Kim ishte te z. Rama, kanë folur për situatën dhe tani zonja Kim pritet të takojë z. Basha.

Ju pëlqen!

Të mos na mbetet merak ndonjë gjë se në këto takime që kemi 30 vjet që i dëshmojmë nuk ndodh ndonjë gjë e madhe. Jepen urdhëra dhe porosi, blihen dhe shiten muhabete dhe pazare që nuk përbëjnë ndonjë sekret. Sepse në republikën e hajdutërisë nuk ka një sekret të vetëm që të mos ketë të bëjë me ndonjë vjedhje të radhës.

E sigurtë është që zonja në fjalë ka mbirë në ekrane dhe media pa ardhur mirë në Shqipëri. Duke në bërë të qartë se njësoj si paraardhësit e saj do tentojë të bëjë guvernatoren e këtij vendi. Asgjë e mirë nuk del nga këto takime. Kjo skotë diplomatësh janë një ndër arsyet që e morën në qafë këtë vend. Me siguri që zonja po bën zjarrëfikësen në një situatë pakënaqësie, duke dhënë garanci te kryeministri që po bastis Shqipërinë dhe duke squllur kryeopozitarin që ka treguar se e ul shpejt bishtin.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!