Edhe pas dështimit në testin PISA gjendja në arsim vlerësohet të jetë e njëjtë. Njohës të kësaj fushe thonë se as Ministria e Arsimit e as qeveria në ikje nuk kanë punuar në këtë fushë, ndonëse problemet kanë qenë të identifikuara.

Problemet e njëjta po vazhdojnë ta përcjellin sistemin arsimor në vend edhe këtë vit.Rezultatet e testit PISA, në të cilin Kosova u radhit në vendin e 76-të nga vendi i 78-të i vendeve pjesëmarrëse, kanë qenë treguesi më i mirë se institucionet publike arsimore në vend nuk kanë punuar sa duhet në rritjen e cilësisë.

Në një tryezë të organizuar gjatë ditës së djeshme nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është thënë se rezultatet e testit PISA duhet të shërbejnë si pikë referimi për institucionet shtetërore në rishikimin e sistemit arsimor në vend.

Ju pëlqen!

Besnik Krasniqi, hulumtues i çështjeve ekonomike, është shprehur se duke marrë parasysh se zhvillimi i programeve dhe i metodologjive të mësimdhënësve në vend nuk i aftëson nxënësit, atëherë edhe rezultatet e testit nuk kanë qenë befasuese. Ndërsa Gresa Statovci, këshilluese e arsimit, ka vlerësuar se nga këndvështrimi ekonomik përmirësimi i cilësisë së arsimit është parametri kryesor për zhvillimin e mëtejmë të vendit.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.