Përpara se t’i futej politikës, Hitleri ishte piktor me profesion. Ai nisi të kishte pikëpamje paksa agresive mbi artin dhe rolin e tij në shoqëri, edhe pse ishte refuzuar dy herë nga Akademia vjeneze e Arteve të Bukura. “Nuk është aspak mision i artit të zhytet në ndyrësi për hir të ndyrësisë e të riprodhojë njeriun vetëm në gjendje të mjerueshme, të vizatojë gra të lehta si simbol i amësisë apo idiotë si përfaqësues të forcës burrërore”, – thoshte Hitleri në vitin 1935.

Kjo thënie u shfaq nëpër mure kudo në galeritë e artit në Mynih dy vite më vonë, kur nazistët tashmë kishin nxjerrë qindra vepra arti si “të degjeneruara”. Komunistët dhe çifutët, pionierët e abstraktit, e sidomos ekspresionistët e “The Bridge” u cilësuan si të sëmurë, që me fantazinë e tyre të shthurur ‘helmonin’ masat.

Që prej vitit 2001, kur u hapën dy muze, në Gjermani dhe Austri, me vepra të kohës së nazizmit, Galeria e Nju Jorkut ishte aktiviteti i radhës që zgjodhi të kishte në qendër të saj veprat “e ndaluara” nga regjimi nazist. Në këtë galeri u ekspozuan vepra piktorësh të njohur, që prej Kandinskit, Ernst Ludwik Kirchner, Otto Dix etj. Ky show kulturor të rikthente në vitet 1930, duke paraqitur jo vetëm artin që cilësohet si “i degjeneruar”, por edhe vepra artistike; piktura dhe skulptura që ishin konsideruar si “të rregullta” nga nazistët, por edhe filma me subjekt antisemit (The Wandering Jew).

Paul Klee (1879-1940) The Angler, 1921Rezultati i ekspozimit të tyre ishte pozitiv, edhe pse ekspozita ishte e paplotë- 50 pikturat kishin lënë pa përfshirë figura të njohura të artit si Max Ernst dhe Laszlo Moholi- Nagy- historia e këtyre veprave bën ndryshim të madh. Sulmimi dhe shkatërrimi i shumë veprave të artit nisi menjëherë pas lirimit të Hitlerit në vitin 1933. Dix, i cili kishte fituar kryqin e hekurt gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte target i preferuar për show-t e Artit të Degjeneruar; grotesku i lavdishëm “Torturat e luftës” (1920) u quajt si jopatriotik. Kjo vepër u përfshi në ekspozitën e mëvonshme të Mynihut dhe më pas u shkatërrua.

Galeria Neue (e re- gjermanisht) ka risjellë disa prej punëve të vjetra nën një frymë bashkëkohore, duke i lënë disa prej tyre, në mënyrë demonstrative vetëm me korniza dhe emra, për të theksuar në këtë mënyrë faktin se figurojnë të zhdukura.
Në vitin 1937, në një mbledhje të bërë nga Adolf Ziegler, piktori i preferuar i Hitlerit, u vendos që shumë prej veprave të pranishme në muzetë gjermanë të zhdukeshin prej tyre, pasi ishin të papranueshme dhe degjeneruese. 600 prej tyre u përfshinë në ekspozitën e Artit të Degjeneruar, i cili u çel më 19 korrik të vitit 1937. Ekspozita “Great German Art” u zhvillua në stilin neoklasik, ndërkohë që ekspozita e Artit të Degjeneruar u shoqërua me tekste fyese dhe ironike, si “çmenduria kthehet në trend” apo “shpallja e shpirtit racist antisemit”. Galeria Neue paraqiti veprat e periudhës mes viteve 1930-1937, por duke u kujdesur të shmangte sloganet raciste dhe agresive. Në vend të kësaj, kuratori gjerman, Olaf Peters i bashkëngjiti ekspozitës pjesë të ndryshme të filmuara nga koha e ekspozitës së Mynihut, në mënyrë që pjesëmarrësit të kishin mundësi të njiheshin nga afër me historinë ashtu siç kishte ndodhur vërtet. Këto filmime tregonin çastet kur vizitorët shihnin pikturat, pa asnjë ndjesi neverie apo shtangieje në sytë e tyre, edhe pse shumica e tyre shihte për të parën herë vepra moderniste. Një numër i vogël i artistëve të ‘artit të degjeneruar’ ishin çifutë. Felix Nussbaum, një piktor surrealist, i cili u ekzekutua në Aushvic nuk ishte përfshirë, në një kohë që Emil Nolde, anëtare partie antisemite ishte.

Adolf Hitler and other Nazi officials at the Dada wall at the Degenerate Art exhibition, July 16, 19Sipas të gjitha gjasave, degjenerimi ishte më shumë një koncept fluid, i cili përcaktohej më shumë nga fati i artistit sesa nga përmbajtja e veprës. Paul Klee nuk arriti dot të fitonte nënshtetësinë për shkak të dënimit nazist, Dix u arratis në një fshat të Gjermanisë, Beckmann në Holandë e më pas në Amerikë, Kokoschka në Britani, ku edhe pikturoi me krenari një autoportret si “artist i degjeneruar” ndërsa Kirchner vrau veten.

Ideja e degjenerimit- ideja se artistët mund të kishin çrregullime mendore, që arti i tyre nuk ishte vetëm i keq, por edhe i sëmurë, e madje edhe epidemik- u diskutua gjatë në erën e Bismarkut, sidomos nga kritiku Max Nordau dhe mjekë austro-hungarezë, të cilët e përmblodhën këtë debat të madh në librin e quajtur “Degjenerimi”. Në këtë libër ata shpjegonin se “Të degjeneruarit” nuk janë kriminelë, anarkistë apo lunatikë, por thjesht autorë dhe artistë”. Për nazistët, modernizmi nuk ishte vetëm një stil i pakëndshëm apo jo- arian, por ishte një mashtrim- një gënjeshtër e rrezikshme, e inskenuar nga çifutët, që mund të “helmonte” trupin e shoqërisë gjermane. /The Guardian/