Barcellona ka në dorë të marrë Lautaro Martinez, por në të njëjtën kohë shoqëria blaugrana nuk ka ndërmend të paguajë tek Inter klauzolën prej 111 milionë euro të argjentinasit kështu që palët janë duke arsyetuar, në lidhje me pjesët e shkëmbimit për të ulur shifrën ekonomike. Një nga emrat në tavolinë është ai i Arthur, i preferuar nga Conte, por që duhet të dëgjojë edhe refuzimin e parë: “Krenar që më kërkon Inter, por dua të qendroj tek Barcellona”.

Mesfushori brazilian, duke folur për La Gazzetta dello Sport, falenderon zikaltrit (“motiv krenarie të afrohesh me një klub kaq të rëndësishëm në nivel botëror, me një organikë të shkëlqyer e një trajner të madh”) por saktëson: “Mendimet e mia janë të gjithë për Barcelonën: ndihem mirë dhe e shoh veten këtu për shumë vjen akoma”.

Kjo situatë në fakt e bllokon cështjen sepse edhe Lautaro gjendet mirë në Milano e kështu Inter do të lëvizë vetëm në dy raste: pagesa e plotë e klauzolës zgjedhëse të kontratës ose në rastin e lojtarëve të pëlqyer për shkëmbim. Por situata e koronavirus do ti zgjasë kohët e merkatos e kështu do të ketë kohë për të folur: me apo pa Arthur.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!