Arthur i përgjigjet Juventusit Arthur Melo e ka informuar tashmë Juventusin se nuk do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, duke bërë që praktikisht edhe marrëveshja e mundshme për Miralem Pjanic të dështojë. Juve dhe Barca janë pajtuar tashmë për një shkëmbim kokë me kokë Pjanic-Arthur, me mesfushorin boshnjak plotësisht të gatshëm të kalojë në Camp Nou, por braziliani ka refuzuar, transmeton Gazeta Express.

Sipas Corriere dello Sport, Mundo Deportivo dhe Calciomercato.it dhe disa mediave të tjera, Arthur ka biseduar drejtpërdrejt me drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paratici, për t’ia sqaruar qëndrimin e vet.

Ai ia ka bërë me dije zyrtarit të klubit italian se nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona, pavarësisht ofertës që i bëhet.

Ju pëlqen!

Pjanic kërkohet edhe nga klube të tjera, përfshirë Manchester Unitedin, prandaj Juventusi mund ta përdorë atë për ta kthyer Paul Pogan në Allianz Stadium.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!