nga: Xhelil Arifi

Tani më ajo që quhet Dhoma të Specializuara pra Gjykata Speciale ka ftuar figurën më të lartë politike në Kosovë,presidentin Hashim Thaçi duke mos harruar Veselin dhe të tjerët,kanë filluar reagimet dhe debatet edhe për mundësinë që të mos formohej fare kjo Gjykatë që kinse është e Kosovës,por në fakt s’është!

Ka të tillë edhe nga politika që i tërhoqen vërejtjen Thaçit ,qysh atëhere kur ai insistonte që të formohej kjo Gjykatë.Njëri nga ta ishte lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Ju pëlqen!

E ka të tillë që sot mendojnë,apo e thojnë se Thaçi e dinte që ndoshta edhe vet ai do të ishte i ftuari i kësaj gjykate por s’kishte rrugë tjetër sepse ,po të mos formohej kjo gjykatë nga institucionet e Kosvës,formimi i saj do inicohej ose do të formohej nga Kombet e Bashkuara,e s’do mund të ndalohej dhe do ishte edhe më keq.

Vërtet po të ishte kështu,do të ishte ndoshta më keq.Por a është vërtet kështu!?Dhe pse do të duhej të jetë kështu?
Kjo pyetje shtrohet kur njeriu e mendon se ndërmarrja historike, Kosova e çliruar ishte jo vetëm e luftës së UÇK-së,por edhe e aleancës më të madhe ushtarake në Botë,NATO-s,shteteve të fuqishme perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara!

Rrjedhimisht kjo vepër madhore e çlirimit të shqiptarëve është edhe interes i të involvuarve,jo vetëm i popullit të Kosovës,sepse gjithmonë ka qenë kështu.
Kështu është edhe në pjesët tjera të globit ku ndërthurren interesat e fuqive,në këtë rast interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë,bashkë me satelitët e saj.

Pra për të qartësuar,kur pala ruse ose ndonjë palë e tretë paraqet në Këshillin e Sigurimit ndonjë rezolutë apo çeshtje tjetër për t’u miratuar e është kundër interesave të Amerikës,automatikisht asaj i vehet vetoja ose në rastin më të mirë abstenimi.Ta zëmë rezolutat që sillen në OKB kundër Izraelit,ato s’kanë shansë të kalojnë.Aq më pak të inicohej ndonjë gjykatë kundër shtetit të Izraelit!

Pra nëse këtë nuk e ka të qartë autori i këtyre rreshtave ,pse do të duhej të ishte ndryshe në rastin e kësaj Gjykate kundër luftës çlirimtare që nuk ishte vetëm e popullit të Kosovës?!!!
Pra pse Amerika do të lejonte formimin e kësaj gjykate,kur e ka mjetin për bllokimin e saj,nëse ajo do të tentohej të themelohej në OKB.

Ose krejt kjo është mashtrim,që po e hamë ne sikur shpesh deri më tani!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!