I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar për kritikat që pasuan intervistën e tij dhe në sfond kishte një hartë ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka shkuar se harta është keq interpretuar. Ai ka publikuar foto të saj nga afër dhe ka thënë se ajo është një hartë zyrtare e BE-së dhe Kosova ka një linjë ndarje nga Serbia.

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, – thekson Lajçak.

Ju pëlqen!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.