Askush nuk mund të të mësojë se si të lexosh  një libër. Mësuesit e letërsisë ndoshta mund të të japin sugjerime dhe nëna jote mund të tregojë pjesët e saj të preferuara të librit, porn ë fund mënyra se si e interpreton një libër, ngelet tërësisht personale.  Filmat deri diku janë imponues, pasi të tregojnë se çfarë duhet të mendosh.  Në filma përdoren tinguj dhe efekte vizuale, për të të bërë që të ndjehesh në një mënyrë të caktuar.  Nuk ka asgjë të keqe që të shohësh një film, por ndonjëherë kështu humbet mundësinë që të shprehësh imagjinatën tënde kur preferon që të shohësh filmin në vend që të lexosh një libër.

Librat mund t’i marrësh me vete kudo.

Ti mund të lexosh një libër pavarësisht se ku shkon. Nuk ke nevojë për asnjë karikues për librin tënd dhe nuk ke nevojë për një ekran televizioni në të cilin duhet ta shohësh . Mund të udhëtosh lehtësisht bashkë me librat dhe janë gjithmonë një burim i pafundëm argëtimi.

Ju pëlqen!

Librat lejojnë që lexuesi të kuptojë më mirë karakteret.

Dialogu i brendshëm  është një pjesë integrale gjatë kohës që lexon një libër.  Me të gjithë atë dije që shpërfaqet në histori, nuk është asnjëherë e vështirë që ta kuptosh se përse personazhet veprojnë kështu  apo se cilat janë motivet e tyre. Shumë prej këtij informacioni humbet në film.  Shumë njerëz shpërqëndrohen nga aktorët e mrekullueshëm dhe efektet speciale fantastike, e kështu  humbin mundësinë të ndjekin me kujdes historinë dhe zhvillimin e karakterit, që është në të vërtetë zemra e historisë.  Në libra nuk kemi të tilla shpërqëndrime, kjo lejon lexuesit që të ndihen sikur ata i njohin personazhet nga afër, në nivel personal.

1.Librat jane shume te gjate 

Duke qenë se axhendat sot janë vazhdimisht shumë të ngarkuara në këto  ditë që jetojmë, librat mund të kërkojnë javë, muaj, ose ndoshta edhe vite për të lexuar.  Ndërsa koha që kërkojnë filmat është shumë më e kufizuar.  Një film zakonisht shkon tek 1 orë e gjysmë deri maksimumi 3 orë. Ti mund të ulesh për të parë një film menjëherë, e madje edhe mund të bësh ndonjë punë të vogël ndërsa e sheh filmin.  Pra, filmat kërkojnë më pak kohë dhe dedikim.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!