Shumica e njerëzve janë të prekur nga rrathët e zinj poshtë syve dhe më në fund zbulohet arsyeja e krijimit të tyre. Sipas doktorit Mike Bell, i cili ka kryer një studim në lidhje me këtë fenomen, rrathët e zinj poshtë syve, krijohen falë ndikimeve gjenetike, anatomike si dhe nga ndikimet hormonale. Individët që preken më së shumti nga rrathët e zinj, ishin ata të cilët i kanë zgavrat e syve më të thella se zakonisht, duke ndryshuar kështu dhe mënyrën sesi zhvillohet presioni i gjakut.

‘’ Njerëzit me rrathë të zinj poshtë syve, kanë enë më të gjera të gjakut dhe kjo është e lidhur me inflamacionin, pasi njerëzit pa rrathë të zinj kishin lëkurë më të trashë nën sytë e tyre. Hollimi i zonës së padëshiruar, lejon që të gjitha këto enë të gjakut të jenë më të dukshme. “- shprehet Dr.Bell.

Por ka një mënyrë sesi mund ti kurojmë ato, nëpërmjet algave dhe kafeinës. Gjithashtu, rekomandohet të përdoret masivisht dhe vitamina C, e cila është me të vërtetë e mirë për të reduktuar mbi prodhimin e melaninës dhe transferimin e melaninës për qelizat përreth. “Dhe për lëkurën e hollë dhe të brishtë kemi acidin hialuronik, i cili në këtë kontekst shton shtresat e jashtme të lëkurës dhe rrit trashësinë“- këshillon Mike Bell.