Një person mesatarisht shpenzon rreth katër orë në javë për larjen e rrobave. Derisa makinat moderne për larjen e rrobave e kryejnë shumicën e punës, ne mund ta përmirësojmë rezultatin e larjes së rrobave dhe të kursejmë shumë kohë me vetëm një trik të thjeshtë.

Kjo metodë do t’iu kryejë shumë punë posacërrisht nëse keni kafshë shtëpiake apo keni shumë rroba me ngjyra të mbyllura.

Thjesht, vendosni një pallomë të lagur në makinën për larjen e rrobave para se t’i futni rrobat për t’i larë dhe do të shihni se çfarë do të ndodhë.

Rezultati final do t’iu mahnisë!

Nuk ka më fije dhe qime në rrobat tuaja

Pallomat e lagura ndihmojnë që të hiqni qimet dhe fijet që mbesin në rrobat tuaja. Ato veprojnë si një absorbues që i mbledh copat e vogla të rrobave, leshit, dhe flokëve.

Të gjitha këto grimca përfundojnë në pallomat e lagura, dhe si rezultat rrobat duken shumë më të pastra dhe ju nuk do të shpenzoni më kohë duke i hequr këto grimca nga rrobat pasi t’i nxerrni nga makina.

Si ta bëni këtë gjë?

Mos vendosni më shumë se tri palloma të lagura në makinën për larjen e rrobave. Kur makina do të fillojë procesin e larjes, pallomat do të përzihen me rrobat dhe do të mbledhin të gjitha qimet dhe fijet nga rrobat.

Ju duhet të përdorni palloma të lagura të reja për secilën larje në mënyrë që rezultati të jetë sa më i mirë.

Sigurohuni që pallomat tuaja të jenë më të dendura

Pallomat e lagura duhet të jenë aq të forta sa të mos shqyhen brenda makinës për larjen e rrobave.

Përpiquni që t’i shqyeni në rrypa të hollë. Nëse mezi mund ta bëni një gjë të tillë, atëherë këto palloma të lagura janë të duhurat.

Leckat prej letre dhe pëlhure nuk kryejnë punë

Mos u përpiqni që të zëvendësoni pallomat e lagura me lecka prej letre ose pëlhure.

Ato prej letre nuk janë mjaft të forta, kështu që do të përfundoni duke pastruar copa të vogla letre nga rrobat tuaja. Leckat prej pëlhure gjithashtu nuk do të kryejnë punë – thjesht nuk do të shihni asnjë rezultat.

Mos harroni të zgjedhni palloma pa aromë

Nëse nuk dëshironi që rrobat tuaja të marrin aromën e pallomave të lagura, zgjedhni pallomat e lagura që janë pa aromë ose antibakteriale.

Gjithashtu, mund të shtoni zbutës rrobash për të eliminuar aromën.