Ngrënia e thonjve është një veprim shumë i përhapur tek fëmijët dhe adoleshentët. Termi teknik me të cilën përshkruhet ku veprim njihet si onicofagia dhe nuk ka të bëjë vetëm me anën estetike, por edhe me higjienën e gojës.
Sipas psikologëve, fëmijët që hanë thonjtë, e bëjnë për të përballuar stresin. Mund të jetë prej mësimeve, një filmi të frikshëm, ngritjes në mësim, apo situatave të ndryshme tensioni, apo edhe sepse kanë parë dikë të rritur në familje që e bën diçka të tillë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ngrënia e thonjve qe një kohë të gjatë konsiderohet si shprehi e keqe dhe formë e varësisë. Pavarësisht pasojave potenciale të shëndetit, mbi 30 për qind e njerëzve e bëjnë këtë gjë.

Ekzistojnë katër arsye kryesore se përse njerëzit i hanë thonjtë:

Ju pëlqen!

I bën të ndjehen mirë

Sipas Tracy Foose, profesoreshë e psikologjisë në UCSF School of Medicine, ngrënia e thonjve bën të ndjeheni “të relaksuar”.

Për shkak të kënaqësisë së pavetëdijshme që njerëzit e fitojnë nga kjo dukuri, ngrënia e thonjve mund të sjell komfort gjatë situatave stresuese, ose edhe mund t’ju qetësojë gjatë procesit të angazhimit në një detyrë të vështirë.

Jeni perfeksionist

I ndërlidhur me idenë e komfortit, hulumtimi në Journal of Behaviour Therapy and Experimental Psychiatry ka zbuluar se ata që irritohen ose zemërohen shpesh kanë tendenca të qetësohen nga ngrënia e thonjve.

Predispozitat gjenetike

Një shkrim hulumtues ka argumentuar se mund të ekzistojë një lidhje mes onikofagjisë – shprehia e kafshimit të thonjve – dhe historisë familjare.

Në të vërtetë, Shari Lipner, profesoreshë në Weill Cornell Medicine, argumenton se një pjesë e madhe e personave që i hanë thonjtë kanë një anëtarë të familjes që e bën të njëjtën gjë.

Është formë e OCD-së

Kjo është edhe pika e fundit: në vitin 2012 American Psychiatry Association kishte listuar ngrënien e thonjve si formë e OCD-së (bashkë me ‘pickimin’ e lëkurës dhe kapjen e flokëve).

Sidoqoftë, vlen të ceket se një pjesë e madhe e psikiatërve nuk pajtohen me këtë vendim.

Përse duhet ta ndalni këtë dukuri?

Kushton shumë…

Ngrënia e thonjve nuk është keq vetëm për dhëmbët dhe nofullën, por edhe mund të rezultojë në qindra apo mijëra euro fatura të dentistit gjatë jetës.

Mund të infektoheni

Duart e njeriut janë ‘marrësit’ e qindra mijërave baktereve çdo orë – vetëm mendoni të gjitha sipërfaqet e ndyra që i prekni përgjatë ditës.

Tani, imagjinoni futjen e gishtave në gojë. Transferimi bakterial mund të shkaktojë infeksione, si në gojë, njashtu edhe në thonj.

Është dukuri e pakëndshme për shoqërinë

Kjo ndoshta është arsyeja kyçe që ju ka sjellë në këtë artikull: E dini që kjo shprehi nuk është aspak atraktive.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!