Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ashpër ndaj komenteve të të dërguarit të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, i cili kur u pyet në një tryezë diskutimi për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës mes tjerash tha:

“Nëse nuk i besoni Bashkimit Europian, shkoni diku tjetër”.

Kusari-Lila tha se nëse Lajcakut nuk i pëlqen puna e tij, ndoshta do të ishte më mirë të shkonte diku tjetër.

Ju pëlqen!

“Një moment për t’iu përgjigjur Miroslav Lajçakut, nëse nuk e doni punën tuaj, ndoshta më mirë është të shkoni diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që supozohet të ndihmojë dy shtete për t’u afruar me Bashkimin Europian dhe të mos shikoj tutje”, ka shkruar ajo.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.