AGK në pakt me dreqin

Një fillim i shpejtë e pa emocine: AGK është shndërruar në stativë mikrofoni të mbeturinave të ish-regjimit të korruptuar të Kosovës.

AGK (Arroganca e Gazetarëve të Kosovës) po merr pjesë aktive në prodhimin dhe në rritjen e gjuhës së urrejtjes: Ky klub i tmershëm po frikëson dhe po kërcënon, jo vetëm mediat dhe gazetarët që e mbështesin punën e Qeverisë, por ky klub po kërcënon dhe po i frikëson edhe intelektualët e studentët që shkruajnë kundër regjimeve të korruptuara të Kosovës.

Ju pëlqen!

Kjo organizatë destruktive është duke e dëmtuar rëndë etikën dhe përgjegjësinë gazetareske. AGK, të nderuar lexues, është pozicionuar hapur në mbrojtje të gazetarisë shpifëse dhe diletante shqipe. Secili e secila që shkruan në të mirë të Qeverisë së Kosovës është nën shenjestrën e bajonetave të kësaj organizate të korruptuar. Kjo po merr pjesë kative në kontaminimin e hapsirës sonë publike. Dhe kjo ofanzivë e këtij klubi duhet të përfundoj.

Arroganca e Gazetarëve të Kosovës, (AGK) ka zhgënjyer dhe ka demoralizuar gazetarët e sinqertë e profesional shqiptar. Ky klub të përkujton “PRAVDA” ruse dhe TANJUG-un jugosllav, ku secilën herë gozhdonin dhe i futnin bajonetat lëvizjeve përparimtare e patriotike shqiptare.

Ftoj gazetarët e pakorruptuar shqiptarë, që sa më parë, e sa më shpejtë, të distancohen nga ky klub me mendësi mesjetare e partiake (AGK-ja).
Ftoj gazetarët profesionist që të nisin themelimin e një organizate, që vërtetë e mbronë fjalën, lirinë dhe etikën gazetareske, e jo bizneset dhe klanet që e dëmtuan dhe e shkatërruan Kosovën për më shumë se 20 vite.

Të nderuar kolegë e kolege,

Në Norvegji kemi me dhjetëra organizata profesionale gazetarësh. Përse të lejohet përfaqësimi i gazetarëve të Kosovës nga ky klub i cili hapur ka lidhur pakt me dreqin e me kancerin e shoqërisë sonë?

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.