Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon është arrestuar sot nën akuzën e mashtrimit me fondet për ndërtimin e murit me Meksikën. Bannon dhe tre persona të tjerë akuzohen se kanë abuzuar me fondet e fushatës “Ne ndërtojmë Murin” përmes së cilës u mblodhën 25 milionë dollarë.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Bannon mori 1 milionë dollarë të paktën një pjesë të të cilave i përdori për shpenzime personale. Krahas tij u arrestuan Brian Kolfage, Andrew Badolato dhe Timothy Shea.
Ata akuzohen edhe për përpjekje për pastrim parash përveç mashtrimit, akuza që parashikohen me dënime të mëdha.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!