ARMIQËSITË E SIMULUARA…

Ibrahim Kelmendi

Qysh në vitin 1982 jam përball me armiqësi të simuluara, të cilat u imponuan me takt mirë të parapërgatitur. Protagonistë praktikues në terren: Sabri Novosella, Abdullah Prapashtica dhe Xhafer Shatri.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Beogradi më 17 janar 1982 ia doli të ekzekutonte në Gjermani Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën. Sipas dyshimeve të hetuesisë gjermane përmes dorasëve Riza Salihu dhe një bashkë-vrasësi tjetër, duke pas në shërbim edhe auton e Behxhet Pacollit.

Siç rezultoi pastaj, Beogradi nuk kishte planifikuar vetëm ekzekutimin fizik të tre martirëve, por edhe kapjen organizative të emigracionit të angazhuar patriotik, pasi të kryhej vrasja e udhëheqësve të tij. Në kuadër të skenarit për atë komplot, fillimisht u zbatuan Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica, duke simuluar bashkimin e organizatës dhe partisë që ata i kishin simuluar vite më herët. Ai “bashkim” ndodhi me 17 shkurt 1982, në “bisedimet” mes tyre, të simuluara në Turqi, ku ishin të emigruar Sabriu dhe Abdullahu, pasi ishin “arratisur” fillimisht në Shqipëri dhe prej atje në Turqi.

Në ndërkohë Beogradi gjeti edhe protagonistin e tret: Xhafer Shatrin. Ai ishte duke vuajt muajt e fundit të “dënimit” të gjatë në burgje jugosllave. Atij ju simulua arratisja nga burgu i Prishtinës. Dhe ia doli të imigronte në Zvicër. Aty ai trukoi përfaqësimin e OMLK-së (inekzistente), dhe më 9 maj 1982 iu bashkangjit “bashkimit” që kishin sajuar Sabri Novosella e Abdullah Prapashtica.

Nga ato “fizkultura” rezultoi Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).

Pikërisht këta tre, pas pak ditësh simuluar nismën e një konflikti mes tyre, i cili me kalimin e disa muajve esklaoi në armiqësi agresive. Meqë nuk kishin asnjë arsye ideopolitike, organizative, financiare, ato konflikte e armiqësi i identifikova dhe diskualifikova si armiqësi të simuluara, sipas skenarit dhe komandimeve nga Beogradi. Meqë ishte e vështirë të sfidoheshin “mekanikisht”, me vendime, u përcaktuam t’i sfidojmë përmes seleksionimit demokratik, duke ndërgjegjësuar shumicën e bashkëveprimtarëve. Por, sfidimi i tyre përfundimtar zgjati deri në vitin 1986, kur edhe Xhafer Shatri e ndieu se tashmë ishte diskredituar, prandaj bëri sikur po delte me vetë nga Lëvizja.

Pasojat e armiqësive të tyre, të simuluara, ishin të mëdha, shumë goditëse.

 

***

Më 30 dhjetor 1990 rastisi të hy për herë të parë në Shqipërinë londineze, si turist. Duke pa gjendjen katastrofale kërkova nga redaktori i gazetës berlineze TAZ (Erich Ratfelder), të më angazhonte si korrespondent, që të mund të vazhdoja qëndrimin në Shqipëri. Ishte edhe ideja për të filluar veprimtari botuese private, meqë ajo shtetërore ishte në kolaps. Tetë bashkëveprimtarë munda t’i bind t’i bashkojnë mjete financiare. Prandaj qëndrova në Shqipëri, si korrespodent dhe si botues, deri në gusht 1992, kur u ndieva i rrezikuar, prandaj u arratisa.

Duke qenë në Shqipëri, qysh gjatë vitit 1991 identifikova Sali Berishën dhe Fatos Nanon si marioneta të shërbimeve armiqësore. Sali Berisha marionetë e Beogradit. Fatos Nano marionetë e Athinës. Por, meqë shërbimet e atyre dy shteteve duhet të kenë pas ekip të përbashkët, për ta komplotuar sa më rëndë Shqipërinë, duhet të jenë komanduar Berisha dhe Nano të simulonin armiqësi mes tyre, sepse ajo ua mundësonte t’u imponoheshin turmave injorante si liderë. Ajo armiqësi e tyre e simuluar duhej të prodhonte armiqësi të vërtet, konkrete, në mes të tifozëve të tyre fanatik, për ta mbajt Shqipërinë sa më gjatë peng të tranzicionit. Ajo armiqësi e simualuar duhej të siguronte edhe jetëgjatësi të sundimit të tyre, përmes riciklimeve.

Moti ata dy bastardë i pata diskualifikuar edhe si vëllezër siamez!

 

***
Në vitin 1995 Beogradi duhet të ketë ideuar edhe një armiqësi të simuluar në mes të Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit. Kjo sepse LDK nuk kishte konkurrencë politike nga partizat e improvizuara në Kosovë, prandaj turmat injorante, që gravitonin kryesisht në LDK, zunë të ndienin boshllëk dhe monotoni “pacifiste”. Armiqësia e simualuar mes tyre duhej të prodhonte përçarje armiqësore mes tifozëve që do të përvijoheshin, për shkak se IR tashmë kishte fuqinë që ia jepte kulti autoritar, ndërsa BB kishte financat, që gjithashtu kanë në vetvete fuqi ndikuese.

As këta dy, si Sabriu, Abullahu dhe Xhaferi, gjatë viteve 1982-1986, dhe si Sali Beisha e Fatos Nano, gjatë viteve 1991-2009, nuk kishin asnjë arsye ideopolike, organizative e financiare, për t’u armiqësuar, por simulonin, që t’i manipulonin turmat, për t’i mbajt sa më gjatë nën kontroll.

 

***
Qysh në Konferencë të Ramubujesë duhet të ketë ndodhur komandimi nga Beogradi dhe Parisi serbofil, që marionetat IR dhe Hashim Thaçi të simulonin armiqësi mes tyre, për ta komplotuar sa më rëndë Kosovën. Përmasat dhe pasojave e komploteve të tyre, përmes armiqësive të simuluara, jemi duke i vuajtur ende…

[Hetimet vazhdojnë.]

Opinionet, kritikat, trajtesat dhe artikujt e shprehura në këtë rubrikë, janë të vetë autorëve dhe nuk përfaqësojnë këndvështrimet e MekuliPress.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!