Japodët, ishin fise ilire që banonin në krahinat veriore të Ilirisë, në shpinë të liburnëve.

Në shek. IV p.e.r. u përzien me keltët, Straboni i quan fis ilir kelt.

Për një kohë të gjatë në shek. II-I p.e.r. japodët kundërshtuan me armë në dorë pushtuesit romak. Në sulmin e romakëve kundër japodëve dhe ilirëve të tjerë të Veriut më 35 të e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta për mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorë të tyre.

Ju pëlqen!

Romakët mundën ta pushtonin qytetin vetëm kur u shkatërrua i tëri dhe vranë në luftë të gjith mbrojtësit e tij.

Gratë metulase me fëmijët e tyre, për të mos rënë në duart e pushtuesve, u hodhën në zjarrin që digjte qytetin.

Të huajve u binte në sy zakoni trak për të bërë tatuazh, të cilin Straboni e përmend edhe te japodët në Iliri.

Tradita e tatuazhit me simbolikë mitike është jo rastësisht edhe tek trakët edhe tek ilirët.

Më poshtë, mbështetur edhe në shkrimet e Strabonit, shkrimtarit të lashtësisë, për ilirët, përmendet fraza si më poshtë, e cila gjendet e ilustruar edhe përmes një fotoje marrë nga Salih Mehmeti.

«ὁ δ᾽ ὁπλισμὸς Κελτικός: κατάστικτοι δ᾽ ὁμοίως τοῖς ἄλλοις Ἰλλυριοῖς καὶ Θρᾳξί» (Strabo, VII, 5)

“…armët i kanë kelte, tatuazhin njejtë si ilirët e tjerë dhe thrakët”

Straboni për fisin e japodëve. Brezi i fundit i femnave malësore shqiptare me tatuazhe ose qysh njiheshin popullorçe “lulengjyra”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!