Armando Broja u përball me mediat britanikje përpara ndeshjes së Chelsea kundër Dinamo Zagrebit për Champions League, duke folur për të ardhmen e tij te blutë e Londrës, kontratën dhe një transferim të mundshëm.

Sulmuesi i ri, është pyetur dhe ka folur edhe vendin e origjinës së prindërve të tij dhe emigracionin e shqiptarëve drejt Anglisë. Ndiqeni se si iu është përgjigjur Broja pyetjeve të gazetarëve:

Armando, kur Thomas Tuchel foli për ty, ndër të tjera u shpreh se ishte tjetër gjë të performoje në huazim dhe një tjetër te Chelsea. Mund të na flisni për hapin lart?

Ju pëlqen!

Sigurisht, të gjithë e dinë se Chelsea është një nga klubet më të mira të futbollit në botë, kështu që do të jetë gjithmonë e vështirë të futesh në këtë ekip dhe të përpiqesh të performosh për këtë ekip. Isha shumë i emocionuar që luaja për herë të parë në Premier League dhe ndjeva se ishte një hap shumë i mirë për mua, por tani të ngjitem te Chelsea është një gjë më e madhe për mua. Mundësitë dhe shanset që marr do të përpiqem të performoj sa më shumë në fushë dhe në stërvitje për të marrë shanse dhe për të treguar se çfarë mund të bëj. Në fund të fundit do të jetë gjithmonë e vështirë në një klub si Chelsea, konkurrenca këtu është shumë e madhe dhe shumë e lartë. E di që nuk do të jetë e lehtë, por është diçka që përpiqem të pres me padurim dhe të përpiqem ta kapërcej. Është diçka që më pëlqen ta bëj.

Kur i merrni këto mundësi, çfarë është në mendjen tuaj?

Jo, unë jam një lojtar që luaj mjaft lirshëm. Më pëlqen të luaj futboll, kështu që kur trajneri më beson të hyj në fushë dhe të ndikoj për skuadrën, tifozët dhe të gjithë, unë përpiqem ta bëj atë. Kur ai më vendos, unë përpiqem të ndihmoj skuadrën, nëse është me një gol, ose asistime, ose thjesht duke luajtur mirë dhe duke u përpjekur të krijoj disa raste për ekipin. Kur ai të vendos të të aktivizojë, thjesht duhet të përpiqesh të japësh më të mirën për ekipin. Është pozitive.

Kur shënuat golin tuaj të parë kundër Wolves, ju festuat me babin tuaj. Çfarë planesh keni për golin e parë në Champions League?

Do të shohim. Shpresoj se mund të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën. Nuk mendoj se kam ndonjë plan për momentin. Të shohim gjatë lojës.

Ju keni marrë pjesë në të gjitha ndeshjet përveç një, që kur Graham Potter mori përgjegjësinë si trajner. Sa i inkurajuar keni qenë?

Është mirë, shumë lojtarë të rinj mund të mërziten nga që luajnë pak minuta, por unë përpiqem të shikoj anët pozitive nga kjo. Përpiqem të zhvillohem si futbollist dhe si njeri, pasi çdo ditë punoj me futbollistë të mëdhenj dhe njerëz të mirë rreth meje, është një ndikim pozitiv për mua personalisht si futbollist. Mundohem ta ruaj këtë në stërvitje dhe pres me padurim mundësitë që më jepet dhe përpiqem të përfitoj sa më shumë prej tyre. Është një gjë inkurajuese për mua, kjo tregon se trajneri më beson të hyj në fushë, të ndikoj në ndeshje dhe të ndryshoj performancën përreth. Unë thjesht përpiqem të ndihmoj sa më shumë që mundem.

Si e përjetoi skuadra humbjen ndaj Brighton?

E dimë që ishte një humbje e keqe. Ne nuk do të tërhiqemi prej saj, do të pastrojmë pluhurin dhe do të shikojmë përsëri përpara. Duhet ta lëmë mënjanë këtë sepse kemi një ndeshje që vjen si kjo me Dinamo Zagreb, e cila është gjithashtu e rëndësishme.

Për të ardhmen tuaj u fol shumë gjatë verës, lëvizja drejt West Ham dukej se mund të ndodhte, por në fund ju nënshkruat një kontratë gjashtëvjeçare. Si ndodhi e gjitha kjo?

Gjithmonë flitet nga media, e shihni kudo dhe në çdo klub. Unë isha duke u fokusuar në përpjekjen për të qenë gati për sezonin, duke u përgatitur për para-sezon dhe duke u përpjekur t’i tregoja trajnerit se çfarë mund të bëja për klubin dhe të përpiqesha të futem te Chelsea. Nuk isha shumë i shqetësuar për atë që po ndodhte jashtë futbollit, isha më shumë i përqendruar te vetja që të isha gati për sezonin dhe duke u përpjekur të nxirrja më të mirën nga vetja, kështu që nuk isha i interesuar se çfarë po ndodhte jashtë.

E keni parë ndonjëherë si bixhoz nënshkrimin e një kontrate kaq të gjatë?

E shoh si një mundësi për mua, për familjen time. Ky është klubi im i fëmijërisë, më pëlqen të luaj për Chelsean, për tifozët dhe për klubin. Do të bëj më të mirën dhe do të jap gjithçka për të hyrë në formacionin fillestar dhe për të marrë sa më shumë mundësi që të mundem. Është një hap i madh nga vendi ku isha sezonin e kaluar deri në vendin ku jam tani. Unë thjesht dua të vazhdoj të përmirësohem si lojtar dhe si person gjithashtu. Ky është qëllimi im, të bëhem më mirë dhe nuk ka shumë klube më të mira për të mësuar se Chelsea.

Jeni rritur me prindër shqiptarë dhe kohët e fundit, njerëzit nga vendi juaj janë përballur me vështirësi, në lidhje me çështjen e emigracionit në këtë vend. Jemi kuriozë, si ndihesh për këtë, si një djalë i ri shqiptar që u rrit në këtë vend dhe si ndihesh për këtë?

Nuk kam lexuar vërtet se çfarë po ndodhte, por unë personalisht, gjithmonë kam thënë se jam krenar që jam nga Shqipëria. Prindërit e mi, të dy, janë nga ai vend dhe origjina ime është andej dhe mua më pëlqen që jam nga ai vend. Të jem në gjendje të luaj për ekipin kombëtar të vendit tim është një nder i madh për mua. Mund të them për veten time, se jam krenar që jam nga andej, një vend i mrekullueshëm.(Dosja.al)

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!