Në ballinën e botimit të fundit të gazetës mujore “Arkitektnytt” figuron arkitekti Atdhe Belegu nga Norvegjia me prejardhje nga Peja. Gazeta e njohur norvegjeze i kushton plot 7 faqe arkitektit shqiptar Atdhe Belegu. Gazeta shkruan për prejardhjen e tij, suksesin e tij, studimet e suksesshme dhe çmimet e fituara në fushën e arkitekturës, shkruan MekuliPress.  

Ndonëse vetëm 28 vjet Atdhe Belegu është arkitekti më i vlerësuar me çmime në Norvegji.
Në 2017 ai pranoi çmimin më të lartë nga shkolla e arkitektures në Bergen për punimin e tij të magjistraturës. Me vonë ai pranoj çmimin e “Statsbygg” për arkitekturë të shkëlqyeshme (2017), çmimin Aspelin Ramm (2018), Europan Norway (2019) dhe çmimin DOGA (2020). Në 2019 Estate Media e përfshiu Atdhe Belegun në listen e ‘’10 të rinjve në ngritje’’.

Në ketë intervistë ai flet për punen e tij, për sfidat e mëdha të proceseve aktuale të zhvillimit urban në Norvegji dhe se si një vend ku mund të ketë zhvillim të suksesshëm dhe të qëndrueshem përmes një zhvillimi të kontekstualizuar, e cila poashtu karakterizon punën e Atdheut.

Ju pëlqen!

Tema në botimin e fundit të “Arkitektnytt” është diversiteti në arkitekturen norvegjeze, dhe autori i intervistes interesohet për prejardhjen e arkitektit tonë shqiptar.
Gjatë intervistes Atdhe Belegu flet për punën e tij e cila frymëzohet shumë nga vetë prejardhja e tij si shqiptar i Kosovës. Kjo ia mundëson një këndvështrim e botëkuptim tjetër mbi gjërat që kanë të bëjnë me arkitekturën.

Gazeta shkruan për prindërit e Atdheut që erdhën në Norvegji nga Kosova në kohën kur Jugosllavia ende nuk ishte e ndarë dhe e shkatërruar nga lufta, por që fillonte të bëhej gjithnje më e veshtirë për shqiptarët e Kosovës pasi që regjimi në Beograd kishte mbyllur fabrikat dhe shkollat e tyre, përcjellë MekuliPress.com

“… Ne vijmë nga një familje, dhe një popull, që e vlerëson arsimimin. Mbyllja e mundësisë së arsimimit ndikon në jetën e njeriut. Ndalimi i mundësisë për nxënjen e diturive është krim në vetëvete. Shkollat u mbyllen dhe për prinderit e mij u bë e pamundur të vazhdojnë studimet dhe nuk shihnin ardhmëri në një Kosovë të okupuar nga regjimi jugosllav. Prandaj u detyruan të mërgojnë si shumë shqiptarë të tjerë në Evropen perëndimore, konkretisht në Norvegji..’’, shkruan gazeta e njohur norvegjeze.

Në pyetjen se çfarë janë planet e tij në dhjetë vitet e ardhshme, Atdheu dha këtë pergjigje:
“…Pasi me pyetet për ketë, atëherë krejt çka unë mund t’ju them është se kam një endërr për Kosoven. Ndoshta me një studio projektuese – “Mad Arkitekter” në Prishtinë. Ky është plani im, por shohim e bëjmë.

Atdheu nuk e harron Atdheun!

(“Mad Arkitekter AS” është studio e njohur projektuese e arkitektures në Osllo të Norvegjisë ku punon edhe Atdhe Belegu)

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.