Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një papirus të lashtë, e që ekspertët e quajnë zbulimi i parë i këtij lloji në një shekull.

Papirusi 52 metra i gjatë u gjet në zonën arkeologjike Saqqara. Artefakti i lashtë përmban deklarata për të ndihmuar ata që kanë vdekur në jetën e përtejme.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve të Egjiptit, Mostafa Waziri, tha se papirusi, i cili u restaurua plotësisht në Muzeun Egjiptian në Tahrir, po përkthehet në arabisht dhe do të prezantohet në hapjen e Muzeut të Madh Egjiptian.

Ju pëlqen!

Papirusi u zbulua brenda një prej 250 sarkofogëve prej druri të gjetura në zonën arkeologjike qershorin e kaluar.

Studiuesit dhe arkeologët kanë punuar në vend për më shumë se dy vjet. Vetëm në vitin 2022, arkeologët zbuluan qindra mumie, një piramidë të një mbretëreshe të panjohur, pesë varre të pikturuara , varrin e një dinjitari të lashtë dhe një sarkofag që i përkiste thesarit të mbretit Ramses II.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!