Ka filluar në distancë një përplasje e ashpër mes këngëtarëve të njohur; Arif Vladi dhe Adelina Ismajlit.

Adelina ka ftuar edhe Fatmir Limajn, gjatë të cilit është komentuar edhe kënga madhështore e Arif Vladit ‘Marshi i UÇK-së’.

Këngëtarja shqiptare është shprehur se është në dijeni se këngëtari Arif Vladi qenka  paguar për këtë këngë.

Ju pëlqen!

E, lidhur më këtë ka reaguar vetë Vladi, ku u është shprehur i mllefosur, madje ka apeluar që Ismajli të publikoj se kush e ka paguar për këtë këngë.

Mes tjerave ky i fundit ka paralajmëruar Ismajlin se do të dërgojë deri në gjyq këtë çështje.

Ja reagimi i plotë:

Ndigjojeni çfarë paska thënë Adelina Ismaili.

Unë paskam marrë lek për Marshin e UÇK-së. Bile mund ta këndonte dhe ajo… ti Adelinë as 1000 si ti nuk do mundeni.

I them kësaj Adelinës që të publikojë kush më ka paguar, përndryshe do përballemi në gjyq dhe ky gjyq nuk do të jetë si ato gjyqet e tjera të saj.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.