Pas deputetes së VV-së, Fatmire Mullhaxha Kollçaku, ka reaguar edhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, lidhur me iniciativën e LDK-së për ta shkarkuar Vjosa Osmanin.

“Pasi tradhëtuan elektoratin e tyre, vodhën fitoren e VETËVENDOSJES!, u vunë në vijë pas Presidentit Thaçi bashkë me PDK, AAK, NISMA, Lista Serbe, krijuan një Qeveri jolegjitime, tani krerë të LDK-së paskan nisur një votim elektronik për të shkarkuar znj. Osmani nga pozita e saj si nënkryetare”, ka thënë Nagavci.

Postimi i saj i plotë:

Ju pëlqen!

Kanë prekur fundin, duket se s’mund të kthehen prapa.

Pasi tradhëtuan elektoratin e tyre, vodhën fitoren e VETËVENDOSJES!, u vunë në vijë pas Presidentit Thaçi bashkë me PDK, AAK, NISMA, Lista Serbe, krijuan një Qeveri jolegjitime, tani krerë të LDK-së paskan nisur një votim elektronik për të shkarkuar znj. Osmani nga pozita e saj si nënkryetare.

Nuk dua të flas për çështjet e brendshme partiake, as që po provoi të mendoj se si do të ishin reagimet po të ndodhte një rast i ngjajshëm në LV!, nuk po flas as për të drejtën e mendimit ndryshe, për domosdoshmërinë e ruajtjes së parimeve e premtimeve të dhëna. Por nuk mund të mos reagoj për mënyrën qyqare të sjelljes ndaj një gruaje, ndaj një politikane që në pozitën e saj si Kryetare e Kuvendit e si deputete e LDK-së nuk ka bërë asnjë shmangie nga premtimet elektorale, nga deklaratat publike, e besoj nga bindjet e saj se cila është më e mira për vendin.

Jam tash dhe më e bindur se znj. Osmani ka bërë gabim vetëm pse pranoi të bëhej Kandidate për Kryeministre pa u bërë Kryetare e Partisë, kështu i rriti kredibilitetin e pamerituar LDK-së, e u dha mundësi edhe të tjerëve që të keqpërdorin besimin që u kërkuan qytetarëve.

Krerë të LDK duket se kanë shkuar shumë thellë në lidhje e tyre me kapësit e shtetit. Vota e sotme elektronike për të shkarkuar ose jo znj. Osmani nga pozita e saj si nënkryetare është mundësi për anëtarët me të drejtë vote të distancohen sa ndoshta kanë akoma dhe pak kohë për të treguar dinjitet e për të reflektuar. Rezultati i sotëm do të tregoi se sa janë gati anëtarët e KP të LDK-së të vendosin parimisht, racionalisht e të pavarur.

Vjosën dhe mund ta shkarkojnë nga pozita e nënkryetares, por legjitimitetin që i dhanë qytetarët nëpërmes saj LDK-së nuk mund t’ia japin Zt. Hoti. Ashtu si as legjitimitetin e Qeverisë Kurti, qeverisë jolegjitime. Këtu veç parime, arsye e argumente s’ka. Ka standarde të shumfishta që paradoksalisht do të kthjellojnë situatën

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.