Zogj të bukur këndojnë me hare,
po zemra do t’më plase mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe,
mërzitem në katund, në vetmi.

Hapet përpara meje deti i shkëlqyer,
që zgjon në trutë e mi mendime shumë,
e shqetësimi zemrën time çjerr,
aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë.

Arbëri matanë detit na kujton,
se ne të huaj jemi te ky dhe.
Sa motë shkuan! E zemra nuk harron,
që nga turku mbetem pa mëmëdhe…

Lexo po ashtu:  Ky është smartfoni që do tju bëjë ta harroni iPhone 11
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!