Dikush shprehte keqardhje “pse po na bën bashkë veç zìa, veç dhimbja e tragjedia”?

Jo se nuk duan shqiptarët të jenë bashkë në punë të mira, zhvillim e gëzim, por këto u janë pamundësuar. Le t’i mundësojë politika dhe ekonomia këto, e keni për të parë se si shqiptarët di t’i bashkojë edhe puna, përparimi e gëzimi.

Të mos harrojmë se edhe dje, midis dëshpërimit, pati banka si Raiffeisen që mbanin provizion prej 29 eurosh te kontributet prej 100 eurosh. Pati kompani si trau i Kastratit që merrnin 5 euro për makinat që vinin me vullnetarë e ndihma. Ndërsa kompania e kromit të Samirit, bashkë me policinë, gjeti kohë sot në ditë zìe të shtypë grevën e minatorëve në Bulqizë. Pra, pati nga ata që përfituan nga ndarja edhe dje e sot kur na bashkoi dhimbja. Dikush mund të thotë “biznesi kështu e ka”, por jo. Qindra biznese dje, të vogla, të mesme e të mëdha, u solidarizuan dhe u bënë njësh me dhimbjen.

Ju pëlqen!

Oligarkët e fajdexhinjtë jo, sepse u mungon njerëzorja. Sigurisht marketingu i tyre do nisë të bëjë ndonjë dhuratë a sponsorizim, mirëpo ata fitojnë nga ndarja jonë, fitojnë nga një shoqëri e popull i përçarë e i dobësuar.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!