Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 15 mijë teste rapide për Covid-19.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri për ta pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve.

Ju pëlqen!

Në këtë takim, ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vaksinave”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën pesë persona ndërsa janë konfirmuar 327 raste të reja.

Lexo po ashtu:  Blinken uron 110-vjetorin e Pavarësisë: Jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!