Arabia Saudite po i kthen sytë nga burimet e energjisë që nuk dëmtojnë mjedisin. Ministri i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, njoftoi së fundmi se Arabia Saudite nuk është më një vend prodhues i naftës.

“Arabia Saudite nuk është më thjesht një vend nafte, është një vend që prodhon energji,” i tha ai S&P Global Platts këtë javë.

Ambiciet e reja të Arabisë Saudite përfshijnë prodhimin e gazit, burimet e rinovueshme dhe hidrogjenin.

Ju pëlqen!

“Unë e nxis botën ta pranojë këtë si një realitet. Ne do t’ia dalim në të gjitha këto aktivitete”.

Arabia Saudite pritet do të përfitojë nga tranzicioni i gjelbër. Ndërsa gjigantët si Exxons, Chevrons dhe Shell por përballen me aktivistët e klimës, edhe në salla gjyqësore, të shumtë janë ata që duan të përfitojnë nga rritja e çmimit të naftës, që me shumë gjasa do të ndodhë.

Arabia Saudite e ka bërë këtë me Azinë, të cilës ia rriti çmimet e naftës për muajin korrik.

Por kjo nuk e ndalon Arabinë Saudite të ndjekë ambiciet e saj të gjelbërta, të cilat po i financon pikërisht me paratë e naftës. Planet e saj janë që deri në vitin 2050 të gjenerojë 50% të energjisë së saj nga burimet e rinovueshme. Në vitin 2017, burimet e rinovueshme përbënin vetëm 0,02% të totalit të energjisë në Arabinë Saudite.

Por kjo nuk do të thotë që Arabia Saudite po planifikon të prodhojë më pak fuçi nafte. Dhe kjo nuk do të thotë që Arabia Saudite po planifikon të ndalojë financimin për të gjitha projektet e reja të naftës dhe gazit. Vendi ka ngulur këmbë për një kohë të gjatë që nafta do të mbetet burim dominues i energjisë.

Të ardhurat e Arabisë Saudite nga nafta – të cilat do të financojnë çdo aspiratë të gjelbër që vendi mund të ndërmarrë – janë zvogëluar gjatë vitit të fundit. Gjigantit shtetëror të naftës Aramco iu desh të shishte bono për t’i paguar dividentin e tij të majmë shtetit.

Pavarësisht këtyre, eksportuesi më i madh në botë i lëndës së papërpunuar, që pretendon se nuk është më një vend prodhues i naftës, është me të vërtetë i rëndësishëm.

/ Me shkurtime nga Oilprice.com /

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.