Arabia Saudite ka filluar t’u lejojë grave të udhëtojnë pa leje dhe të ushtrojnë më shumë kontroll mbi çështjet familjare, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve SPA. Ndryshimet u bënë të mundura përmes disa dekreteve mbretërore.

Riadi ka kohë që është përballur me kritika ndërkombëtare për statusin e grave saudite.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se gratë shpesh trajtohen si qytetare të klasit të dytë, pasi rregullat u obligonin atyre që të marrin pëlqimin e një kujdestari mashkull, për vendime të rëndësishme gjatë gjithë jetës së tyre, pavarësisht nga mosha.

Autoritetet kanë hequr dorë vazhdimisht nga këto kufizime vitet e fundit, përfshirë vendimin e vitit të kaluar, që u lejonte grave të vozisin vetura.

Sipas ndryshimeve të reja, një pasaportë saudite duhet të lëshohet për çdo qytetar që aplikon për të, dhe se çdo person mbi moshën 21 vjeç nuk ka nevojë të marrë leje për të udhëtuar.

Gjithashtu, grave u është dhënë për herë të parë e drejta për të regjistruar lindjen e fëmijës, martesën ose divorcin dhe të nxirren dokumente zyrtare të familjes.

“Departamentet e gjendjes civile dhe degët e tyre në të gjitha rajonet e mbretërisë kanë filluar të zbatojnë ndryshimet e përcaktuara në dekretin mbretëror”, tha raporti, duke cituar një burim të ministrisë së brendshme.

Një gazetë saudite raportoi se më shumë se 1.000 gra në provincën Lindore të vendit ishin larguar nga Arabia Saudite të hënën, pa lejen e kujdestarit të tyre, në atë që duket se ishte një zbatim i hershëm i rregullave të reja, raporton Reuters. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]