SALZBURG, AUSTRIA - DECEMBER 10: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool celebrates victory during the UEFA Champions League group E match between RB Salzburg and Liverpool FC at Red Bull Arena on December 10, 2019 in Salzburg, Austria. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Liverpooli ka fituar aq shumë ndeshje së fundmi, saqë Jurgen Klopp nuk ka arritur t’i mbledhë pikët e arkëtuara, prandaj nuk e ka ditur se cila është diferenca me përcjellësin e parë.

Pas triumfit ndaj Wolverhampton Wanderers (2-1), lideri i Ligës Premier është distancuar me 16 pikë nga vendi i dytë që aktualisht mbahet nga kampioni në fuqi, Manchester City.

Në rrugëtimin e vet për ta fituar titullin e Anglisë pas shumë vitesh, Liverpooli e regjistroi edhe ndeshjen e 40-të pa humbje, ndërsa është thuajse e pamundur që dikush t’ia rrëmbejë titullin këtë sezon.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Më është dashur të pyes se sa pikë jemi përpara, kjo është e vërteta. Vërtet harrova gjatë javës, për shkak të numrit të ndeshjeve, nuk kisha menduar”, ka treguar Klopp.

Njëherësh, ai ka thënë se nuk e di nëse ka pasur presion më shumë në sezonin e kaluar apo këtë sezon. Trajneri ka theksuar se thjesht nuk mendon për këtë çështje, por qëllimi i tij dhe skuadrës është që t’i fitojnë ndeshjet.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...