Martin Berishaj

Akceptimi i politikes ne rrafshin kosovar sillet ne nje premise mjaft te çroditur; sa me shume qe afrohen zgjedhjet parlamentare, aq me teper shtohet mllefi per kandidat per kryeminister te preferuar te asaj shtrese akceptuese. Lakorja e mllefit e prek pakuptueshmerine, mbase nuk mendohet me trunin e vet por, ai mllef rrjedh nga inercioni i humbesve apo i atyre qe ne menyre te pakuptimte i frigohen humbjes, pra klasa politike e cila tash me se 20 vite ka instaluar modele aspak shqiptare dhe rrenjsisht antikombetare:
1. Ne shoqeri na e instaluan neootomanizmin duke e perdhunuar historine dhe duke i nepermkembur herojte kombetare.
2. Ne biznis futen modelin erdoganist te zhvatjes se pasurise nacionale ( dhendrit te Erdoganit ( te cilin e quajten vella) i dhane Aeroportin dhe krejt sistemin energjetik te Kosoves)
3. Arsimin e degraduan ne shkallen me te ulte te mundeshme ( ne rangohemi me sistem qe na sollen ata ne shkallen e shteteve me te paarsimuara afrikane)
4. E lejuan qe ta quajne Nene Terezen lavire dhe e poshteruan bustin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut ( ne Kaçanik), e shkaterruan bustin e Shtjefen Gjeçovit i bene te gjitha keto dhe heshten!!!

E gjithe kjo sot para zgjedhjeve nepermes sateliteve te tyre i ngarkohet Albin Kurtit. Duke e quajtur Al bin ( sepse ata do te donin qe te vazhdonte ai avazin e tyre). Ata e shkelen gjakun e deshmoreve, e çnderuan Kosoven, e zhvaten ate, tani bejne me gisht ne Albinin se nuk e njeh shtetin e Kosoves. Ai sinqerisht nuk e njeh e as nuk deshiron ta njoh nje Kosove te tille sic e akceptuan ata, por e don nje Kosove, me vlera evropiane, me shkollim te modelit austriak dhe gjerman dhe nje familje shqiptare qe do ta ndiej veten te mburrur me vlera te shtetit te Kosoves. Ata e sterngarkuan Kosoven me islam radikal e tani kur e shohin rrezikun se do humbin pushtetin bejne me gisht ne Albinin se ai e perkrah ate!!!
Aq sa e perkrah Albini neootomanizmin dhe islamin politik dhe aq sa ka Ai averzion ndaj vlerave evropiane dhe kristjane, aq kam une qe e kam emrin Martin Berishaj. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!