“Kemi nisur një fushatë të gjerë me dizajnerët, inxhinierët, ekipet e furnizimit, prodhimit dhe paketimit të maskave mbrojtëse për stafet mjekësore,” tha Cook.

Apple ka dizajnuar dhe është duke prodhuar maska mbrojtëse për stafet mjekësore bëri të ditur CEO i kompanisë Tim Cook përmes një videoje ditën e Dielë.

Kompania synon të prodhojë 1 milion maska mbrojtëse në javë. “Kemi nisur një fushatë të gjerë me dizajnerët, inxhinierët, ekipet e furnizimit, prodhimit dhe paketimit të maskave mbrojtëse për stafet mjekësore,” tha Cook.

Ju pëlqen!

Doktorët në SHBA por edhe në mbarë botën kanë bërë thirrje për ndihmë në pajisjet mbrojtëse mjekësore përballë krizës së COVID-19. Cook gjithashtu tha se kishte dhuruar 20 milionë maska deri më sot.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, punonjësit e Apple në Kaliforni po punojnë nga shtëpitë e tyre dhe dyqanet fizike të Apple jashtë Kinës janë të gjitha të mbyllura pa afat.

Lexo po ashtu:  Kur takova Enver Hoxhen, - nga Petro Marko
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!