Ky opsion tashmë është i disponueshëm për zhvilluesit dhe gjithashtu funksionon edhe me blerjet brenda aplikacioneve.Apple u jep përdoruesve një arsye të fortë për ti qëndruar besnik iPhone

Muajin e kaluar Apple zbuloi planet e saj për të lejuar zhvilluesit të shesin aplikacionet Mac dhe iOS si një blerje “universale.”

Ju pëlqen!

Çfarë do të thotë kjo? Një blerje universale do të thotë se nëse blini një aplikacion në iOS, automatikisht do të fitoni akses në aplikacionin me pagesë në Mac.

Ky opsion tashmë është i disponueshëm për zhvilluesit dhe gjithashtu funksionon edhe me blerjet brenda aplikacioneve.

E vetmja gjë që zhvilluesit duhet të bëjnë është të ndryshojnë identifikuesin e aplikacionit Mac duke e bërë të njëjtë me atë të iOS dhe pjesën tjetër e menaxhon vetë App Store.

Deri në këto momente nuk ekziston një aplikacion që ofrohet edhe si blerje universale mes Mac dhe iOS. Prezantimi i saj është pjesë e strategjisë së Apple me Projektin Catalyst që kompania e lançoi në 2019.

Objektivi kryesore i kësaj strategjie është që tu mundësojë zhvilluesve të shkrijnë aplikacionet e tyre në iPhone, iPad dhe Mac në një të vetëm.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!