Apple ka parë paraprakisht modelet e reja të Memoji-t dhe emoji në përditësimin softuerik të radhës për iOS, duke përfshirë opsionet e mbulesave dhe maskat.

Për të festuar Ditën Botërore të Emoji sot, shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook zbuloi një animacion të shkurtër të Memoji të ardhshëm për iOS 14, që do dalë këtë vjeshtë, sipas medieve britanike, transmeton lajmi.net.

Mundësia e avatarit Memoji lejon përdoruesit të krijojnë versione të animuar të vetvetes brenda aplikacionit të mesazheve në Apple.

Ndër opsionet e reja të Memoji janë 11 stile të reja flokësh, përkrenare të çiklistëve dhe shami të vendosur në kokë.

Apple gjithashtu ka zbuluar dy maska të reja, që përputhen me stilin dhe pamjen e secilit Memoji individual.