Venue është aplikacioni i tretë i ekipit NPE të Facebook brenda javës. Kompania prezantoi aplikacionin Collab për krijimin e videove dhe aplikacionin e thirrjeve zanore CatchUp.

Produkti më i ri i ekipit të eksperimenteve të Facebook është një aplikacion i ri quajtur Venue. Ky aplikacion ka për qëllim të ofrojë një eksperiencë interaktive për evenimentet live.

Në të vërtetë aplikacioni nuk është dizajnuar për të transmetuar live. Por do të shërbejë si shtëpi e transmetimeve live të komentatorëve, gazetarëve, analistëve, sportistëve ku ndjekësit e tyre mund të hyjnë për të parë transmetimin live.

Ju pëlqen!

Venue është aplikacioni i tretë i ekipit NPE të Facebook brenda javës. Kompania prezantoi aplikacionin Collab për krijimin e videove dhe aplikacionin e thirrjeve zanore CatchUp.

Me Venue përdoruesit mund të bëhen pjesë e disa bisedave të ndryshme brenda aplikacionit. Transmetuesit mund të ofrojnë pyetje interaktive, anketa e biseda të shkurtra gjatë momenteve specifike të transmetimit live.

Bashkëpunimi i parë i Facebook me këtë aplikacion është NASCAR ndërsa synon të afrojë më tepër partneritete të ligave të ndryshme.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!