Aplikacioni mund të përdoret për të vendosur limitee përdorimi në aplikacione të ndryshme Android, Windows dhe Xbox si përshembull lojërat Minecraft.

Aplikacioni pa pagesë i prezantuar në muajin Mars nga Microsoft, Family Safety, tashmë është i disponueshëm për këdo që dëshiron ta shkarkojë me një pajisje iOS ose Android.

Aplikacioni mund të përdoret për të vendosur limitee përdorimi në aplikacione të ndryshme Android, Windows dhe Xbox si përshembull lojërat Minecraft.

Ju pëlqen!

Nëse fëmija kërkon kohë shtesë, prindi mund të rrisë limitin me 15 dhe 30 minuta, ose një, dy dhe tre orë.

Family Safety mund të konfigurohet në mënyrë që të njoftoheni me e-mail kurdo që dikush dëshiron të blejë diçka nga Microsoft Store, dhe për të vendosur filtra uebi dhe kërkimi në Microsoft Edge.

Mund të dërgojë raporte javore të cilat tregojnë kohën e shpenzuar në ekran. Nëse familja juaj shpenzon kohë në Mac, iPhone dhe iPad, mjeti është i padobishëm por ata që kanë investuar në ekosistemin e Microsoft, kjo është ajo çfarë keni pritur.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!