Enver Robelli

Nëluftë popët ortodoksë serbë kanë bekuar armët dhe kriminelët e luftës.

Në paqe popët serbë, të mbledhur në organizatën terroriste të quajtur Kisha Ortodokse Serbe (KOS), e dekorojnë kriminelin e luftës Vojisllav Sheshel. Të trimëruar nga mungesa e reagimeve të vendosura perëndimore, popët serbë po shndërrohen në akterë politikë. Në Mal të Zi përmes shëtitjeve të organizuara në bashkëpunim me nëntokën, sollën në pushtet një qeveri me elementë prorusë dhe proserbë. Kjo qeveri në Podgoricë e bëri Kishën Ortodokse Serbe bashkësunduese të Malit të Zi. Ambicie të tilla Kisha Ortodokse Serbe ka edhe në Kosovë: domethënë të ketë edhe më shumë autonomi se tani.

Apetitet e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe janë duke u shtuar. Sot kreu i kësaj organizate terroriste Porfirije indirekt paralajmëroi luftëra të reja të serbëve për Serbinë e Madhe.

Para presidentit të Serbisë dhe liderit të serbëve të Bosnjës Porfirije tha se “nuk jemi të sigurt se kufijtë e shteteve nuk do të ndryshojnë sërish”.