Në dy protestat e para të opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike, mediat pranë pushtetit u lutën, parathanë dhe yshtën, a panë filxhanin se Sali Berisha do të kërkonte një kufomë. Pra se protestat do të kishin një të vrarë aksidental apo jo, pas të cilit do të qëndronte dora e Berishës që supozohet se vetëm kështu vepron. Përgatitën opinionin me këtë ide. 

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Protestat u bënë, asnjë i vrarë nuk u pa.

Ju pëlqen!

Nesër është 16 mars, Opozita ka paralajmëruar protestën e radhës. Sazexhinjtë e Hallexhiut të Tiranës ia kanë nisur këngës. Kësaj radhe nuk do ketë kufoma, as të vrarë. Kësaj radhe u bë kronologjia e të varërve të Berishës në Gërdec.

Pra parashikimi i motit politik është i qetë, me valëzim të lehtë shishesh, apo kapsollash dhe me mjegullën e lotit gazsjellës. Të vdekurit nuk janë më në axhendën e fantazisë dhe konspiracionit. Sali dikur ka vrarë, mbani mend këtë të paktën. Ai nuk do vrasë më, sepse këtë nuk po e parathonë titanët e analizës. Dhe duhet t’i marrim seriozisht për atë që mund të bëjnë, jo për atë thonë.   /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.