Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic , nuk do të udhëtoj për në Berlin ku priste të takohej me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel

Takimi ishte paraparë të mbahej këtë fundjavë në Berlin, por do të anulohet, më saktë mënyra e takimit do të ndryshohet.

Siç ka mësuar media serbe B92, Vucic dhe Merkel janë pajtuar se në vend see të takohen, biseda do ta zhvillojnë përmes video konferencës.

Biseda është caktuar për të hënën në orën 12, e tema e diskutimit do të jetë çështja e Kosovës, integrimi europian i Serbisë, marrëdhënia bilaterale, situata në rajon, si dhe koronavirusi.

Presidenti serb Vucic e kishte paralajmëruar këtë takim që para udhëtimit të tij në Washington dhe e kishte vlerësuar se do të jetë shumë i vështirë. Ai më herët kishte deklaruar se nuk e di se kush mund të jetë Ndërmejtësi i BE’së në bisedimet e Kosovë-Serbi por e kishte thënë se do të jetë dikush me ndikim të mahd nga Berlini.