Në Kosta Rika po testohet një trajtim i ri kundër koronavirusit, që bazohet në antitrupat e marrë nga kuajt, të cilëve u është injektuar SARS-Cov-2, virusi që shkakton COVID-19.

I zhvilluar nga Instituti Clodomiro Picado (ICP) i Universitetit të Kosta Rikës, ky ilaç do të testohet te 26 pacientë nga mesi i shtatorit, tha Roman Macaya, presidenti i Fondit të Sigurimeve Shoqërore që administron qendrat e shëndetit publik.

Nëse rezultatet e fazës së dytë të testimit rezultojnë premtuese, trajtimi i ri do të nisë aplikimin në spitale. Aktualisht, në Kosta Rika ka 471 pacientë të hospitalizuar me koronavirus. Autoritetet shëndetësore janë optimiste.

Ju pëlqen!

Ne jemi krenarë sepse e dimë që ky produkt do të shpëtojë jetë derisa të vijë vaksina“, thotë Alberto Alape, koordinator i projektit në ICP. “Po e bëjmë me burimet tona, pa pasur nevojë të qëndrojmë në rresht ose të konkurrojmë kundër vendeve të tjera, siç po ndodh me vaksinat e mundshme“.

Përpjekje të ngjashme po bëhen edhe Argjentinë dhe Brazil, ndërsa shkencëtarët në Belgjikë po përdorin lamat.

Metoda në fjalë bazohet në përvojën e përdorimit të antitrupave të kalit për të zhvilluar anti-helmet e gjarprit. Proteina e virusit është marrë nga Kina dhe Britania e Madhe dhe është injektuar në gjashtë nga 110 kuajt që IPC përdor për testimin.

Pasi kuajt zhvilluan antitrupat, atyre iu mor gjak, antitrupat e plazmës së të cilit u përdorën nga plazma si lëndë e parë për trajtimin me injeksion.

Kostoja e ulët e këtij trajtimi është një aspekt i rëndësishëm. Nëse funksionon, studiuesit thonë se duan të ndajnë trajtimin e ri me vendet e tjera të varfra të Amerikës Qendrore.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.