Anti amerikanizmi dhe anti europianizmi i Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit

Naim Balidemaj

Ne kohen e krizes globale, grusht shtet po i bejne Kosoves , dy nenshkruesit e te gjitha fatkeqesive te Kosoves, Isa Mustafa e Hashim Thaci, kreator te demarkacionit me Malin e Zi ,me falje te teritoreve te Kosoves, kreator te Asociacionit te komunave serbe me qellim te bosnjezimit te Kosoves dhe paralizimin total deri ne shkeputje te veriut te Kosoves, te cilen marreveshje, fatmiresisht e beri te pavlefshme gjykata kushtetuese.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kosova priti, luftoi u perpoq per 100 vjet te shkeputet nga Serbia dhe tani pernjehere na del nje nguti e sponzorizuar dhe influencuar nga lobi serb qe te arrihet nje marreveshje me Serbine, ne dem te Kosoves.

Kosova si shtet eshte i pakuptimte pa Ujmanin dhe Trepcen. Kosova eshte e pakuptimte me Hashim Thacin dhe Isa Mustafen, qe e perdorin shtetin si trampoline per ambicie personale.

Liliputet e Hashim Thacit e Isa Mustafes te kalibrit te Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Behxhet Pacollit janr trinom i mjerimit te partive te tyre.

Parimi themelor i diplomacise eshte pariteti dhe reciprociteti. Nese ky parim themelor nuk respektohet me armikun e deridjeshem, atehere nje kompromis i tille eshte nenshtrim. Nenshtrimi u takon Isa Mustafes e Hashim Thacit.

Per “antiamerikanizmin dhe antieuropianizmin e Albin Kurtit, deshmoi edhe deklarata zyrtare ne twiter e eurodeputetes, Viola Van Cramonne me protesten e rrahjes se “teneqeve” Isa Mustafes, per grusht_shtetin ne sinkron me sherbetorin e tij Isa Mustafa.

Sipas Isa Mustafes dhe Hashim Thacit me liliputet e tyre, duhet te akuzohet per “anti-amerkanizem edhe gruaje e ekselences se Tij ambasadorit Kosnet, qe edhe ajo mbreme u solidarizua me “anti-amerikanizmin” e Albin Kurtit.

Nje pyetje per kete binom me liliputet e tyre?

A eshte anti-amerikan Daniel Server?

A eshte anti-amerikan edhe ai diplomati amerikan qe ishte ne Kosove me 1998?

Covit-19, eshte gjueti ne te turbullt e Hashim Thacit e Isa Mustafes me liliputet qe ua bartin valixhet fiktive si Skender (qebapi) Hyseni e Agim Veliu.

Amerika eshte e madhe, nuk eshte as prone e Grenell as e Trumpit dhe as e fallxhoreve te kastes politike te Kosoves.

Dua ta citoj Bob Dole: “ne (amerika) e gjunjezuam Bashkimin Sovjetik, jo ne tryeza te gjelberta, por me gjuhen e forces”.

Serbia gjunjezohet me gjuhen e forces, e jo me kompromise te mjera te Hashim Thacit e Isa Mustafes.

Fatmiresisht, ne Kosoven e pas luftes, nje gjenerate e re ne te gjitha subjektet politike, arsyeshem vepron drejt. Kosva do mbijetoj me rinine e saj vitale qe nuk e njeh friken, por forcen e arsyes, dijes dhe idealit per te ecur vertikalisht.

Rrezimin e qeverise Kurti e do mjegulla e mbeshtjelle me virusin Covit-19.

Vuciqi eshte karte e djegur, e mbajne gjalle Isa Mustafa e Hashim Thaci me liliputet e tyre pakurrizore.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!