ANKTHI, film i shkurtër kundër dhunës.

“Kur friga dhe ankthi pushtojn mendjen e një gruaje, ajo nuk mund të dalloj më, se çfarë është realiteti, dhe çfare është një ëndërr!”, kjo është hyrja dramatike e syçelëse e filmit të shkurtër kritik, të producentit e të regjisorit, Bujar Berisha, shkruan MekuliPress.com

“Vrau gruan me… e vrau sepse… mund t’a ketë bërë padashje… etj etj…”

Janë këto disa nga titujt kryesorë të cilat shoqërojnë edicionet informative në ekranet tona, në gazeta dhe në rrjetet sociale. Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë dhe titujt bombastikë të shprehin vrullshëm të gjitha mënyrat dhe arsyet e dhunës që kanë çuar në krime e sidomos ndaj grave dhe vajzave, deri të vrasja e tyre, shkruan MekuliPress.com

Ju pëlqen!

Vetëm në vitin e kaluar 2019, në 5 muajt e parë 9 gra të vrara, që i bie një grua e vrarë çdo dy javë, dhe kjo është mjaftë shqetësuese dhe alarmante për shoqërinë tonë.

Filmi i shkurtër ‘ANKTHI”, realizuar nga Bujar Berisha, përpos vlerave artistike, ka një mesazh të qartë kundër çdo lloj dhune. Në këtë film të shkurtër, autori i filmit, përmes fotografisë, zërit dhe efektit të dritave, arrinë të bëjë për vete secilin shikues të filmit. Porosia dhe qëllimi i filmit është i qartë: Vepro, reago, zgjohu e mos u pajto me dhunën! Mesazhi i këtij filmi të shkurtër kritik shkon akoma më larg: Kjo fshikullon kolektiven tonë, qorton mentalitetin tonë duke klithur se ne si shoqëri duhet të jemi më të ndergjegjshëm e më të përgjegjshëm; të jemi aktorë aktiv që të parandalojm çdo lloj dhune, kudo dhe gjithmonë, si në familje gjithashtu edhe në shoqëri.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.