Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u ankua këtë të diel (06.06.2022) në televizionin italian se fqinjët e Serbisë e kanë mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanin rus, që do të çonte ministrin e Jashtëm rus, Lavrov, në Serbi për takime sot këtë të hënë.

“Vendet në kufi me Serbinë kanë mbyllur të vetmen rrugë që aeroplani të mund të fluturoj për në Serbi. Delegacioni rus kishte plane për të mbajtur takime në Beograd me Vuçiqin, ndërsa vendet e BE-së dhe NATO-s kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore, tha zëdhënësja ruse”, citon MekuliPress, CNN.

Ambasadori i Rusisë në Bullgari konfirmon se autoritetet bullgare nuk e kanë lejuar Lavrovin të fluturojë në hapësirën ajrore të Bullgarisë.

Ju pëlqen!

Edhe Mali i Zi dhe Maqedonia veriore kanë mbyllur, gjithashtu, hapësirën ajrore për aeroplanin rus që t’ia pamundësoj ministrit të jashtëm rus që të ateroj në Serbi për tu takuar me Vuçiqin.

E gjithë BE-ja mbylli hapësirën ajrore për avionët rusë kur Rusia sulmoi dhe pushtoi Ukrainën më 27 shkurt.

Duhet theksuar se Serbia ka nënshkruar një marrëveshje të re për gazin me Rusinë dhe nuk është pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë. Përtej kësaj, shkruan MekuliPress, është e palogjikshme dhe e pasqaruar se si Kryeministri shqiptar, Edi Rama, akoma po bashkëpunon me aleatin rus, Serbinë, për të ashtuquajturën “Open Ballkanin”, e që e përkthyer në gjeopolitikën shqiptare është qëllim serb për të pasur dalje në detin Adriatik përmes porteve shqiptare, si dhe për ta dominuar ekonominë dhe politiken shqiptare në Ballkan.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.