Serbët kanë më shume simpati për grekët dhe sllavo-maqedonasit, të cilët klasifikohen si kombet e tyre të preferuara, ndërsa nuk i duan shqiptarët dhe kroatët, sipas një studimi nga agjencia Faktor plus.

Hulumtimi i kësaj agjencie, publikuar javën e kaluar, trajtoi marrëdhëniet midis popullit serb dhe atij shqiptar, perspektivën e kësaj lidhjeje, pikat e mosmarrëveshjes, si dhe mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit.

Ky hulumtim tregoi edhe njëherë për traumat e thella historike, stereotipet, por edhe se çështja e pazgjidhur e Kosovës dhe qëndrimet e politikanëve ndikojnë në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.Ky hulumtim vuri në pah se çfarë lloj opinionesh kanë serbët ndaj popujve të tjerë në rajon. Nga të anketuarit e moshave 24-45,  43% e tyre, thanë se kishin mendimin më pozitiv për grekët. Më të vjetrit se 50 vjeç, sipas rezultateve të këtij hulumtimi, preferojnë maqedonasit, grekët dhe malazezët.

Ju pëlqen!

Nga ana tjetër, serbët kanë opinione më negative për kroatët dhe shqiptarët. Kjo dëshmohet nga fakti se deri në 33% e të anketuarve kanë opinion negativ për shqiptarët, ndërsa 68% e shqiptarëve i shohin serbët më negativisht.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.