Kompania këshilluese për turizëm, “Lonely Planet”, e ka publikuar listën e dhjetë vendeve më të mira për t’u vizituar në vitin 2020. Në krye të listës është shteti i vogël aziatik, Butani, ndërsa pas tij renditen Anglia dhe fqinja e Kosovës, Maqedonia Veriore.

Në përshkrimin e kësaj kompanie për Anglinë thuhet: “Paqartësitë për Brexit-in kanë mbizotëruar në kryetitujt e gazetave viteve të fundit, por diçka e qëndrueshme në tërë këtë konfuzion janë thesaret e çmuara për të cilat Anglia është e famshme, përfshirë kështjellat dhe katedralet historike, fshatrat tërheqëse me stil të vjetër dhe natyrisht, bregdetin”.

Kjo kompani theksoi se Anglia është duke krijuar shtigje dhe rrugë të reja përgjatë bregdetit të saj dhe kjo do ta bëjë më të lehtë shëtitjen e turistëve nëpër këto zona.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në anën tjetër, shteti i vogël aziatik, Butani, i cili shtrihet në Himalaje, mes Kinës dhe Indisë, e zuri vendin e parë për shkak të bukurive natyrore që ka. Ky vend pritet të bëhet shteti i parë që shfrytëzon vetëm materiale organike.

Shtetet tjera që janë përfshirë në mesin e dhjetë vendeve më të mira për t’i vizituar vitin e ardhshëm janë: Maqedonia Veriore, Aruba, Svazilandi, Kosta Rika, Holanda, Liberia, Maroku dhe Uruguai, shkruan “The Guardian”. / Express /

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...