Duket se gjithçka po i rikthehet normalitetit, pas periudhës së pandemisë që pushtoi botën. Nga Anglia vjen lajmi i mirë në lidhje me rikthimin e tifozëve në stadiume.

Dy raundet e fundit në Premier League do të luhen nën praninë e 10 mijë tifozëve për ndeshje, më saktë 20-25 % të kapaciteteve të stadiumeve. Është ky vendimi i marrë së fundmi. Nuk janë dhënë ende detajet se si do të përzgjidhen tifozët dhe nëse do të duhej testi apo bërja e vaksinës anti-Covid.

Është vendosur që në stadiume të ketë vetëm tifozë vendas, në mënyrë që mos ketë lëvizje të fansave miq. Kështu, në ndeshjen që mund të rezultonte vendimtare për fatet e Champions, Chelsea-Leicester, tifozët londinezë të bluve do të jenë të pranishëm në “Stamford Bridge”.

Ju pëlqen!

Kjo sfidë është parafundit në kalendar për të dyja skuadrat, që ndodhen përkatësisht në vendin e katërt dhe të tretë në kampionat. Por ky lajm kënaq më shumë tifozët e Manchester City, që ndeshjen e fundit e kanë në shtëpi me Everton.

Kështu që ata do të kenë mundësinë të festojnë titullin së bashku me futbollistët më 23 maj, pse jo, 5 ditë më vonë t’i gëzohen edhe triumfit në Champions League, pasi City tashmë arriti në finale.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.