Sot është përvjetori i 141 i lindjes së studiuesit kroat, Milan Shuflaj.

Një ndër themeluesit e Albanologjisë, Shuflaj, dha jetën duke mbrojtur tezën e tij që shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve. Ai u vra nga grupimi nacionalist “Jugosllavia e Re”.

“Anëtarë të organizatës së regjimit, ‘Jugosllavia e re’, nën mbrojtje mbretërore, i bënë pritë atij në prag të derës në Zagreb dhe ia thyen kafkën me një çekan, duke e mbytur atë. Më pas ia thyen banesën dhe i morën dorëshkrimin e librit të tij të tretë, ‘Codex albanicus’. Kurrë nuk u zhvilluan hetime për kriminelët. Autoritetet mohuan të kenë pasur njohuri për dorasit dhe ndaluan aktivitetet rreth funeralit të tij”, shkruan në Wikipedia.

Ju pëlqen!

Milan Shuflaj lindi në Lepogllavë të Kroacisë, më 9 nëntor 1879. Në moshën 24 vjeçare ai afirmohet si studiues i përmasave evropiane. Ka botuar librat “Kufijtë e Shqipërisë në Mesjetë”, “Shqipëria Mesjetare”, Biologjia e Fiseve të Popullit Shqiptar” etj

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shuflaj arrestohet dhe burgoset me tre vjet e gjysmë, por serbët nuk i harruan lehtësisht argumentet e tij për lashtësinë e shqiptarëve. Ai ka shkruar gati 3 mijë tituj librash e artikujsh shkencorë. Ai vritet padrejtësisht në Zagreb, më 19 shkurt 1931, pasi kishte vizituar Shqipërinë.

Jehona e vdekjes së tij u pasqyrua në të gjitha mediat e rëndësishme botërore. Për këtë reagoi edhe Albert Einstein, Josef Bajcza, Karl Fritzer, Lumo Skëndo, Faik Konica etj. .

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!